Dalma Maradona ka shpërthyer në lot gjatë fjalimit të saj në përfundim të seancës dëgjimore në gjyqin për vdekjen e babait të saj, legjendës së futbollit Diego Maradona.
“Na është dashur të dëgjojmë gjëra të tmerrshme gjatë gjyqit; e dinim se mund të ndodhte. E vetmja gjë që kërkoj tani është që babai im të marrë drejtësi. Përtej faktit që ai është Maradona, ai meriton drejtësi si kushdo tjetër”, deklaroi Dalma para gjyqtarëve në Gjykatën e San Isidros.
Pas përfundimit të seancës, u bë e ditur se vendimi në këtë proces gjyqësor pritet të shpallet më 22 dhjetor.
Diego Maradona, një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit, vdiq në nëntor të vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor synon të përcaktojë përgjegjësitë për vdekjen e tij.
The post Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











