• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria s’ka më shpirt?!

by Ben Andoni
22/04/2026 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria s’ka më shpirt?!

Nga Ben Andoni

Partisë Demokratike, kur nis periudhat e gjata të pushimeve ose pauzave, i kërkojnë protesta. Por kur realizohen këto të fundit, sërish e kritikojnë për masivitetin, idenë dhe performancën! Partia Socialiste është më komode. Nuk ka pse të protestojë, çdo gjë është në rregull. Vetë partia ka marrë formën e një detashmenti, ku nëse ngre zërin pak më shumë sesa duhet, e gjen veten jashtë. Ose më mirë është të jesh brenda dhe të kthehesh në ingranazh, pjesë e një mekanizmi që Charlie Chaplin e përjetësoi tek skena e fabrikës në “Modern Times”. Përpjekjet eliptike të ish-Ministres së Jashtme, Spiropali, provuar sistematikisht dhe jo me gjuhë të drunjtë edhe nga paraardhësi i saj Ditmir Bushati (të dy pas shkarkimeve) kanë treguar jo thjesht mungesën e shpirtit në modernitetin tonë politik, por nivelin e sotëm në demokracinë e brendshme të PS-së. Është pak e udhës të futemi në një shqyrtim apo konfondim të termave frymë dhe shpirt me një trajtesë të thjeshtë. Bibla na e përmbledh këtë në unitetin e tre kategorive: “Dhe vetë Perëndia e paqes u shenjtëroftë juve tërësisht dhe tërë qenien tuaj: Frymën, shpirtin dhe trupin. Lutem që t’i ruani të panjollosura gjer në ardhjen e dytë të Zotit tonë Jezu Krisht”(1 Thesalonikasve: 5:23). Shën Pavli i referon të tre elementët që e përbëjnë individin, ku njeriu mbetet një unitet i shkrirë në një të tërë dhe jo një tërësi që përmbledh pjesë të ndara.

Trajtesa jonë bëhet për fenomenet në një botë laike, ku shpirti ka humbur nga çdo gjë dhe jemi në kërkim të vazhdueshëm të ndryshimit të shumëpranuar. Gandi, luftëtari paqësor i skamnorëve, e kërkonte këtë nga vetë qenia: “Shpirti i demokracisë nuk mund të mbivendoset nga jashtë. Duhet të vijë nga brenda”.

Sot, kjo mungon në çdo aspekt të jetës sonë. Ca më shumë te politika, pasi është e pamundur që maxhoranca e përfaqësuar nga PS-ja të ngrejë dhe të mbajë një frymë ndryshimi. Përbuzja, makutëria, korrupsioni i pamatë, shtuar me faktin që një pjesë e individëve të saj kanë humbur lidhjen me njerëzit e thjeshtë e bëjnë nocionin e empatisë të jetë thjesht abstrakt. Kjo e fundit ka shtegtuar prej kohësh nga socialistët nëse nuk je në shpurën e tyre. Më keq e ka PD-ja sepse qoftë fryma dhe shpirti nuk po e gjejnë dot veten mes tyre. E para,  fryma, t’i japë jetë përpjekjes për t’u fuqizuar kjo forcë opozitare dhe, e dyta, ngritja e shpirtit që duhet të ketë PD-ja për ndryshimin e ardhshëm. Ndaj sloganet e tyre po bëhen qesharake dhe pak bajate. Mes tyre: “Fundi i Ramës në aksh orë, ditë, javë…’Kilometri i fundit’ (!!)” Këtë vuan ky formacion për të cilin shqiptarët dikur i jepnin me zemër atributet e të resë dhe ndryshimit dhe, këtë e shikon me keqardhje tek protestat e tyre, ku njerëzit shmangen dhe vazhdojnë përditmërinë. Trupa e PD-së është krejt pa frymë ndryshimi, ndërsa shpirti që duan t’i japin nga lart nuk mjafton për asgjë. Është amorf, ashtu si vetë retorika bajate që njerëzit e shohin, në vend t’ua kumtosh. Ky është ekuacioni ekzistencial që duhet t’i japin përgjigje strukturat e tyre dhe që prej vitesh pret në komodinat e zyrave boshe të PD-së.

Ka gjithsesi një ngushëllim dhe kjo lidhet me antropologjinë politike të vendit. Kjo mungesë konsiderohet si një sëmundje e kahershme e shqiptarëve, atë që njerëzit që krijuan dhe e kultivuan rrymën ideologjike e neoshqiptarizmës, ua dëshmonin atyre pak shqiptarëve të viteve ’30 që arrinin të lexonin dhe të kuptonin. Mes tyre, i pafati Vangjel Koça (do përfundonte shumë keq më 1943 pasi u mbyt bashkë me anijen që po e përcillte në Itali) këmbëngulte se shpirtin një kombi ia jep vetëm Elita e Kombit. E parashtroi tek “Minerva” me një artikull që e argumenton me rastin e një personazhi të Anatole France, i cili shprehet me idetë e shkrimtarit: “Një qytet i tërë, një Komb i tërë, qëndron në disa veta që mendojnë me fuqi më të madhe dhe më drejt…Ajo që thuhet GJENI e RACËS arrin në ndërgjegjen e saj vetëm me anën e disa pakicave të vogla. Në çdo vend janë të rralla shpirtrat e lira që mund të shkundin nga vetja paragjykimet popullore dhe të zbulojnë të vërtetën e mbuluar…”. Dhe, sërish në argumentim e tij Vangjel Koça, shkruar në vitin 1937, shtonte me të drejtë: Një Komb s’mund të përbëhet kurrë vetëm nga faktorë materialë dhe elementë fizikë, siç janë raca, gjuha, toka, por edhe nga faktorë spiritualë, nga elementë psikikë që zotërojnë përmbi to dhe i japin Kombit një tërësi organike dhe harmonike…Sak, unitet i tërë gjërash larg materializmit të frikshëm që po e mbyt shqiptarin e sotëm.

Nëse do ishte vetëm rasti shqiptar, kjo do të ishte e trishtë për udhën e saj integruese, por sot, demokracitë në Evropën Lindore po u bjerret “shpirti”, element që në artikuj konsiderohet si kthim prapa demokratik, humbja e besimit ndaj institucioneve (çfarë respekti të ketë shqiptari për institucionet e tij që kanë shkaktuar mijëra të vdekur. Fjala është për Gjyqet dhe kadastrat), dhe trashëgimisë historike të autoritarizmit. Motoja “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa” tashmë është shndërruar se kush fiton më shumë në kurriz të vendit ose KÇK, si e shprehte vetë kryeministri duke stigmatizuar me të drejtë një takëm zhvatësish. Elita e sotme gjendet përballë apatisë së votuesve, autokracie moderne dhe kompromentimin e gjyqësorit, duke u zhvendosur normalisht jashtë parimeve të demokracisë.

Pushteti i pamatë i Ramës në jetën shqiptare, ashtu si deri para pak ditësh i Orbanit në Hungari, Vuçiqit në Serbi, shtuar me atë të paradokohshmit  të vëllezërve Kaczyński në Poloni jo thjesht i kanë riformësuar peizazhet politike, duke marrë dhe monopolin e përfaqësimit të “popullit”, por duke e përballur me cinizëm dhe de facto pluralizmin dhe duke i dobësuar kontrollet dhe balancat demokratike. Ata janë vetë shteti. Kryeministri shqiptar madje identifikon dhe moton kryesore të integrimit të Shqipërisë në BE: “Me Edin në Evropë!!!” Historianët dhe kritikët e kanë gati justifikimin me trashëgiminë komuniste të rajonit dhe kultivimin e ngadaltë të traditave demokratike, duke i konsideruar këto si arsye shkakësore. Veçse pasojat janë gjithnjë e më shumë një qytetar që nuk beson në shtet dhe institucione dhe nuk krijon dot frymë dhe nuk kultivon shpirt për ndryshim.

Ndërkohë llogaridhënia e qeverisë shqiptare mungon, opozita e Berishës (ai identifikohet me PD-në) vazhdon të jetë anemike, kurse angazhimi kolektiv kundër propagandës dhe kontrollin autoritar, duket gati e pamundur. “Është nevojë t’i japim një Shpirt kombit shqiptar. Ky është problemi më i madh i Shqipërisë”, shkruajti me shpresë Konica menjëherë sapo u shpall pavarësia. Ky shpirt, duket se ende mungon mes nesh. Edhe pas 114 viteve shtet, na duhet fryma dhe shpirti, ato që nuk po i mbrujmë dot.  (Homo Albanicus)

 

Next Post
U ekstradua nga Dubai, lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio

U ekstradua nga Dubai, lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In