• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skënder Hita thirrje efektivëve: Të mos ndalohen më automjetet pa shkak, ja si duhet të veproni!

by E B
22/04/2026 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Hita, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka zhvilluar një seri takimesh me strukturat e Policisë Rrugore në Tiranë dhe drejtues të sigurisë publike në qarqe, ku ka kërkuar ndryshim të menjëhershëm në mënyrën e ushtrimit të kontrolleve në terren.

Gjatë këtyre takimeve, Hita theksoi nevojën për të shmangur ndalimet e automjeteve pa arsye në akset nacionale, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme dhe të ekspozuar ndaj keqinterpretimit dhe abuzimit. Në vend të saj, ai kërkoi përdorimin më të gjerë të teknologjisë, si poliskani, radarët e shpejtësisë dhe dronët, për të garantuar kontroll më të drejtë dhe efikas.

“Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”.

Një tjetër fokus i rëndësishëm ishte kontrolli rigoroz në zonat urbane, ku Hita kërkoi masa të forta ndaj parkimeve të gabuara, manovrave të rrezikshme, zhurmave nga automjetet e modifikuara, si dhe drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi gjithashtu reagimin e qytetarëve pas udhëzimeve të fundit drejtuar Policisë Rrugore, duke e cilësuar atë si një sinjal të qartë për nevojën e përmirësimit të metodave të kontrollit dhe komunikimit me publikun.

Në kuadër të sezonit turistik dhe rritjes së lëvizjes, ai kërkoi vëmendje të shtuar për sigurinë rrugore pranë shkollave dhe në zonat urbane, si dhe bashkëpunim më të ngushtë me Patrullat e Përgjithshme dhe strukturat “Shqiponjat”.

Në përfundim, Hita theksoi se Policia Rrugore duhet të jetë model në sjellje dhe integritet, duke ofruar shërbim profesional dhe të kulturuar për qytetarët.

Next Post
Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com