• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dita e Tokës, Gonzato: Shqipëria me biodiversitet të pasur, të rritet ndërgjegjësimi

by E B
22/04/2026 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot, 22 prill, që shënon dhe “Ditën e Tokës”, Ministria e Mjedisit dhe Bashkimi Europian në Shqipëri nisën nga shkolla “Musine Kokalari” fushatën dhe lëvizjen Kombëtare “Mbro natyrën, sa je në kohë”.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, pohoi se përveç programit mësimor, temat e edukimit mjedisor zënë një hapësirë të rëndësishme edhe në atë pas shkollor, si veprimtari konkrete dhe praktika të të mësuarit përmes lojës.

“Temat për mbrojtjen e mjedisit i kemi jo vetëm pjesë të lëndëve të programeve shkollore, por edhe në programin pas shkolle. Dhe është ajo pjesë që ju pëlqen më shumë, sepse mund të mbillni lule, mund të luani me top, mund të bëni shumë gjëra që ju zbavisin, lojëra përmes të cilave mësoni. Dhe një pjesë e këtij programi është edukimi mjedisor. Këtë do ta bëjmë së bashku me Ministrinë e Arsimit, ministrinë e Mjedisit dhe Bashkimin Europian, pjesë e të cilit do të jemi edhe ne. Këtë do ta bëni ju! Mbajeni pastër shkollën, shtëpinë, rrugët, lagjen dhe Shqipëria do të jetë edh më e bukur se ç’është, falë jush”, tha ministrja Kumbaro.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u përcolli fëmijëve mesazhin se të gjithë mund të bëhen ambasadorë të mbrojtjes së biodiversitetit të pasur që ka Shqipëria.

“Unë mendoj që ju të gjithë të bëheni ambasadorë të natyrës. Të bashkohemi bashkë me ministrinë e Mjedisit, me ministrinë e Arsimit dhe me Bashkimin Europian e të jemi ambasadorë të natyrës. Ç’do të thotë ambasador i natyrës? Do të thotë të mos hedhim mbeturina në tokë, por t’i hedhim tek koshi i caktuar, t’u thoni prindërve të mos ndotin ambientin dhe të flasim me shokët dhe shoqet se si mbrohet natyra dhe biodiversiteti”, tha ai.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u shpreh se Shqipëria ka një biodiversitet të pasur, i cili duhet mbrojtur.

“Bashkë me ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Mjedisit është që secili prej nesh, ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në të ardhmen e planetit. Secili prej nesh mund të kontribuojë në këtë qëllim duke ripërdorur, ricikluar, pastruar mbetjet, mbjellë pemë apo kursyer energji. Për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë përgjegjësi të përbashkët, ne kemi nisur një fushatë për të ndihmuar të rinjtë të njohin biodiversitetin e pasur të Shqipërisë dhe çfarë mund të bëjnë për ta mbrojtur atë”, tha ai.

Gjatë kësaj dite, nxënësit mbollën lule, vendosën shtëpiza për zogjtë në pemët e shkollës, ndërsa në gjithë shkollat e vendit nxënësit dhe mësuesit kremtuan Ditën e Tokës dhe nisjen e fushatës “Mbro natyrën, sa je në kohë” me mesazhe dhe veprime konkrete në shkolla e komunitete.

Next Post
Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

Alarm nga Brukseli, lufta në Iran po fut Europën në një krizë energjetike që mund të zgjasë me vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com