• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arritja më e madhe e Ramës është përmendja, paçka ç’po ndodh me anti-informalitetin

by Ben Andoni
02/09/2019 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse do të pyesësh një profesionist ekonomie, që kundërshton politikat e sotme të qeverisë, atëherë ai do të rendisë një tufë me argumente se fushata e sotme anti-informalitet e qeverisë Rama është një dështim real. Kundërshtari i tij do të japë po aq argumente po në kahun e kundërt. Në fakt, një gjë duhet vlerësuar përtej performacës reale të informalitetit në vend, që do duhen edhe disa vite të vij si duhet në hulli. Shqiptarët kanë filluar të presin kuponat dhe në masë bizneset duan dhe i kërkojnë shtetit direkt dhe indirekt që të jenë formal. Kuptohet se fushata anti-informalitet, sidomos në mesin e sezonit turistik dhe tendenca për të mbushur arkën e shtetit duke përdorur propagandën, është pak e lodhshme dhe e tepruar. Kjo për bizneset, frymën e punësimit, frikën që përcjell prej arrogancës jo pak herë dhe elementë të tjerë. Nga ana tjetër, të paktën nga rezultatet e shpallura: fushata ka nxjerrë hapur se në çfarë mase është informaliteti në vend, që përkundrejt atyre që mëtojnë zv/kryeministri Braçe dhe Ministra e Ekonomisë dhe Financave bën fajtor vetë administratën e sotme.

E megjithatë ka sërish një diferencë të shifrave që jepen dhe përmasës reale të rritjes të ekonomisë sonë, por nga ana tjetër edhe gjendjen reale të sistemit të taksave dhe tatimeve si dhe fakteve të vazhdueshme që dalin për shmangiet të cilat bëjnë bizneset e mëdha.

Kuptohet se aksioni anti-informalitet ka prekur më shumë biznesin e vogël dhe kulturën e tyre të mbledhur për shumë vite, që për të shmangur pragun e xhiros vjetore 2 milionë lekë, manovrojnë me kuponët tatimorë. Kohë më parë, specialistë sugjeruan se përmes tyre mund të kapeshin ata që bënin evazionin e vërtetë në përmasa të mëdha, por kjo nuk u arrit. Kur u raportuan nga analistë ekonomie manovrimet që bënin bizneset e mëdha kupton sesa e vështirë është kjo.

Duket se problemi më i madh i administratës së sotme nuk është realisht mëtimi për fushatën e anti-informalitetit por përpjekja për të mbledhur të ardhurat që i mungojnë punës sistematike që duhej të bënte administrata shtetërore dhe për të cilat nuk ka analiza direkte dhe të hapura. Por nëse biznesmeni i vogël, po kalon në problematika të vazhdueshme ndërkohë kalon në heshtje politika favorizuese për të pasurit, siç ishte ulja e tatimit mbi dividentin nga 15% në 8%, madje edhe me efekt prapaveprues, citojmë Zef Preçin, një nga specialistët e fushës.

Në fakt, pas pothuaj 30 vitesh administrata jonë pavarësisht njeriut që ka drejtuar ekzekutivin duhej të punonte me “kushte aksioni” pra normalisht dhe jo me fushata dhe me kamera nga pas. Gjithsesi, biznesi shqiptar ka filluar të kuptojë se megjithë problemet e sistemeve ekonomike, që paraqesin Ekzekutivet, ata po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për informalitetin. Kudo kuponi pritet normalisht dhe me shumë përgjegjshmëri. Kjo mund të jetë një nga arritjet, që mund të trumbetohej…nëse pas nuk do ishin bishtat e sotme, si shpallja e aksioneve nga qeveria vetëm kur nuk realizohet plani i të ardhurave buxhetore. Dhe, realisht, qoftë edhe si frymë: anti-informaliteti po i emancipon disi shqiptarët për të…qenë real me veten e tyre. Duket se informal më shumë po mbetet shteti i tyre. (Javanews)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për ata që presin Bashën të rikthehet në sistem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com