• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Arrestimi i Ramushit, serbët dhe Gjykata Speciale

by Java News
04/01/2017 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ramush Haradinaj është arrestuar pak orë më parë, fill sapo ka shkelur në aeroportin e Bazel-Mulhouse. Arsyeja ka qenë një urdhër arresti ndërkombëtar i Serbisë i vitit 2004, që është ekzekutuar nga policia franceze. Për z.Haradinaj ku është arrestimi i radhës në aeroporte të ndryshme, por që deri më tani është liruar pas ndërhyrjeve të autoriteteve kosovare dhe të huaja. Për të ardhur keq, edhe pse fletë-arrestet ndaj zyrtarëve kosovarë janë shpjeguar në të gjitha rastet, ato vazhdojnë të jenë në fuqi. Ndaj, njeriu që e ka kaluar dy herë provën e Tribunalit të Hagës për krimet e Luftës është sërish i rrezikuar.

Autoritetet kosovare në këto momente të para vetëm sa e kanë konfirmuar, por nuk dihen hapat për lirimin e tij, ndërkohë që i hidhur ka qenë sot për ironi të fatit reagimi i Presidentit Thaçi lidhur me akuzat për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë pak a shumë se është faji i Kosovës, të cilës i janë vrarë dëshmitarët e çështjeve kundër UÇK-së, që po ngrihet autoriteti i ri i këtij Tribunali.

Ndërkohë më shqetësues është simetria e marrëdhënieve kosovare-serbe. Serbia vazhdon edhe e quan Ramush Haradinajn kriminel lufte për rolin e tij në udhëheqjen e UÇK-së në atë që ata e konsideronin si ish-provincën e tyre jugore, Kosovën. Por kjo e fundit që pas luftës dhe pasi shpalli pavarësinë më 2008 është e shkëputur krejt edhe de facto nga arsyetimet serbe. Madje verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare i ka dhënë mbrojtje edhe me ligjet e Të Drejtës Ndërkombëtare.

Veçse në javët e fundit marrëdhëniet e dy vendeve dhe bisedimet e tyre po marrin shumë goditje nga pala serbe. Të tilla goditje si kjo e fundit, kur dihet se Ramush Haradinaj ka marrë pafajësi ndërkombëtare do rëndojnë si zakonisht ecurinë e bisedimeve bilaterale, që pas ngritjes së murit në Mitrovicë dhe pretendimit për ngritjen e Asosacionit po minojnë një punë të madhe për afrimin e pajtimit mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, arrestimi i Ramush Haradinajt është edhe një kambanë për fillimin e punës de facto të Gjykatës Speciale, që vërtetë në këtë rast nuk ka rol, por që është futur në hulli për të kryer misionin e saj, që mëtohet se do të sjellë një trandje të vërtetë të situatës politike në Kosovë. Presidenti Thaçi vendosi ta dënojë arrestimin e kolegut të tij të luftës, ndërkohë që i duhet të vendosë shinat për një regjistër tjetër me palën serbe, që për hir të së vërtetës, po e tepron me provokimet e përsëritura të nivelit të tillë. (Javanews)

 

Next Post
Atentat në Vlorë, plagosen tre të rinj me armë në një lokal

Atentat në Vlorë, plagosen tre të rinj me armë në një lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In