• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Argumenti qesharak i kryeministrit Rama, për rritjen e çmimeve

by Bledi Lumani
06/01/2022 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Kryeministri Rama e ka nisur vitin me një konferencë online, ku iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në Facebook.

Ndër pyetjet e shumta, ai iu përgjigj edhe asaj për rritjen e çmimeve.

Argumenti i tij për këtë çështje, ishte sa qesharak, aq dhe i gënjeshtër.

Sipas Ramës, çmimet i vendos tregu dhe jo Qeveria, dhe përderisa njerëzit blejnë, pavarësisht rritjes së çmimeve, do të thotë se ka treg.

Me pak fjalë, shqiptarët kanë para, se po të mos kishin para, nuk do të blinin dhe çmimet nuk do të rriteshin.

Gjë që në fakt nuk është e vërtetë, se këtu nuk po flasim për rritjen e çmimeve të produkteve të qejfit, por të produkteve bazë, si buka, qumështi, mishi e gjithë zinxhiri ushqimor.

Dhe sado të rritet çmimi i tyre, njerëzit do t’i blejnë të detyruar, pasi nuk do të vdesin për bukë.

Ndërsa kur thotë se Qeveria nuk ka çfarë të bëjë se jemi treg i lirë dhe nuk i vendos ajo çmimet, gënjen, pasi Qeveria në fakt ka në dorë të mos lejojë rritjen abuzive të çmimeve, siç në fakt ka ndodhur.

Maqedonia e Veriut (por dhe vendet fqinje), kur nisi të ndodhte e njëjta gjë si në Shqipëri, vendosi të “ngrijë” çmimet e produkteve bazë ushqimore, për të mbrojtur qytetarët e vet.(https://www.gazetatema.net/2021/12/04/nje-shembull-nga-maqedonia-qeveria-ngrin-cmimet-e-produkteve-baze-ushqimore/)

Jo vetëm kaq, por vendosi edhe të ulë çmimin e karburanteve.(https://www.gazetatema.net/2021/11/24/maqedonia-e-veriut-vendos-uljen-e-cmimit-te-naftes/)

Dhe këtu flasim për një vend më të varfër se Shqipëria, se nuk po sjell shembullin e Francës fjala vjen, që ndërhyri ndryshe kur u rritën çmimet, duke kompensuar qytetarët me nga 100 euro.(https://www.gazetatema.net/2021/10/22/rritja-e-cmimit-te-energjise-dhe-karburantit-franca-ndihmon-miliona-banore-me-nga-100-euro/)

Pretendimi tjetër pastaj, se Qeveria ka në dorë vetëm rritjen e çmimit të energjisë dhe po iu gjendet pranë qytetarëve, duke mos e rritur çmimin e energjisë elektrike për ta, por vetëm për biznesin, prapë është i gënjeshtërt.

Se vërtet çmimi do rritet për biznesin, por ai do të reflektohet tek çmimet e produkteve që do prodhohen dhe prapë do e paguajnë qytetarët.

Ndaj mirë është, që kur flet për rritjen e çmimeve, Rama të flasë si shtetar, jo si komentues Facebook-u, që mund të thotë çfarëdo gjëje pa mbajtur përgjegjësi.

E vërteta është se çmimet janë rritur në gjithë botën për shkak të pandemisë dhe për këtë nuk i kërkojmë dot llogari Ramës.

Por kur thotë pastaj se nuk kam çfarë bëj, se kështu vendos tregu, thjesht mashtron, pasi tregun e kontrollojnë pikërisht qeveritë, herë me taksat, herë me subvencionet e herë me mjete të tjera.

Thjesht Qeveria jonë në këtë rast, ka vendosur ta lërë qytetarin të vetëm përballë tregut, ndryshe nga qeveritë e tjera, që nuk kanë ngritur duart lartë e të thonë s’kemi çfarë bëjmë, por kanë marrë masat e duhura për ta mbrojtur qytetarin.

E bën me qëllime korruptive këtë, që të fitojnë kartelet e karburanteve, miellit etj, apo se është e paaftë dhe e papërgjegjshme, ky është tjetër diskutim pastaj!

Next Post
“Rrini të qetë”/ Rama mesazh për Bashën dhe Berishën: Nuk keni pse garoni për të treguar se cili është më i poshtër!

"Rrini të qetë"/ Rama mesazh për Bashën dhe Berishën: Nuk keni pse garoni për të treguar se cili është më i poshtër!

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Ketoj ekpnomisti ske ci kerkon me teper.Kaq di per tregun dhe kaq thote

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

August 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kina, fituesja e madhe e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë

August 28, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Rama mbledh sot ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus “Besa” dhe bashkëqeverisja

August 28, 2026
Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

Shefi i CIA-s në Moskë, pse skenari më i keq mund të ndodhë shumë më shpejt

August 28, 2026
Bien çmimet e naftës, aksionet rriten

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në rajon, çmimi rreth 30% mbi mesataren

August 28, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

August 28, 2026
Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com