• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ankimimi për Kodin e Procedurës Penale, Kushtetuesja rrëzon Prokurorët

by Java News
17/01/2018 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot ankimimin e Unionit të Prokurorëve për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Ankimimi i Unionit u rrëzua pasi nuk u arrit kuorumi. Që të pranohej kërkesa e Unionit të Prokurorëve nevojiteshin 5 vota, por trupa gjykuese votoi me 4 anëtarë pro dhe 3 kundër.

Në 2 gusht 2017 Unioni i Prokurorëve bëri ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër Kodit të Ri Penal që hyri në fuqi më 1 gusht, duke kërkuar shfuqizimin e të paktën 20 neneve që cenojnë sipas tyre, pozicionin kushtetues të prokurorisë.

Lidhur me këtë ankimim, përfaqësues të Unionit të prokurorëve kanë thënë se “kërkesa për shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr 35/2017 “Për disa ndryshime të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar ka si qëllim të vetëm të mbrojë organin e prokurorisë si një organ i pavarur për të qenë në të njëjtën linje me qëllimin e reformës në drejtësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Në atë kohë, përfqësuesit e prokurorëve thanë se ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale për të kontrolluar gjithë vendimmarrjen e prokurorisë nga gjyqtarët e seancës paraprake me siguri që do sjellin pashmangshmërisht zvarritje të tejskajshme të procedimeve penale, uljen e fuqisë së prokurorisë në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbehjen e fuqisë së prokurorisë speciale SPAK.

“Kërkesa për të shpallur antikushtetues disa nene të Kodin të Procedurës Penale vjen si një kërkesë emergjente për të mbrojtur pavarësinë e prokurorisë si një organ që do të ketë në të ardhmen peshën kryesore kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit”, u shprehën prokurorët.

Sipas tyre, çdo interpretim i ndryshëm në lidhje me ankimin që është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, është vetëm, më së paku një keqinformim për opinionin publik.

“Unioni i Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar në çdo hap përpjekjet politike për reformën në drejtësi por kjo kërkesë drejtuar gjykatës Kushtetuese nuk cenon aspak reformën duke synuar vetëm dhe vetëm siç u theksua edhe më lart “moscenimin e rregullimit kushtetues për prokurorinë për të qenë në lartësinë e pritshmërive në kuadër të reformës në drejtësi”.

a.ç

 

 

Next Post
Dhjetë femra nga showbizi shqiptar që i kanë shpëtuar kirurgjisë plastike (FOTO)

FOTO/ Eneda Tarifa shfaqet për herë të parë, pas lajmit për ndarjen nga bashkëshorti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com