• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Anastacia flet në Tiranë: Lufta ime, arti im

by
27/08/2015 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anastacia flet në Tiranë: Lufta ime, arti im

Pak para se të dilte në koncertin në stadiumin “Qemal Stafa”, këngëtarja Anastacia, në një rrëfim të gjatë për Top Channel tregoi historinë e saj se si u ngjit në skenën e këngës falë punës dhe këmbënguljes.

Por jo vetëm kaq, lufta e saj me tumorin, e shndërroi atë, sikundër shprehet edhe vetë këngëtarja në një misionare pa dashje. Më poshtë intervista që këngëtarja i dha gazetares sonë Ornela Islami.

TCH: Historia juaj, si grua dhe artiste, është shumë frymëzuese, por fillimin e karrierës nuk e keni patur të lehtë, pasi thuhej se zëri juaj nuk i përkiste asnjë kategorie, apo jo?

Anastacia: Po! Asokohe nuk isha e vetëdijshme për potencialin që kisha. Kur hyra në këtë biznes, kishte këngëtare si Mariah Carrey, Celine Dion e Janet Jackson. Zëri im nuk u ngjasonte fare atyre, ndaj mendova se nuk ishte ai i duhuri. Kërkoja punë si recepsioniste, madje e kam bërë në disa vende, pasi jam natyrë miqësore dhe e gëzuar. Kur punova në një SPA në Amerikë, në një vend të qetë dhe shumë relaksues, zëri im ishte i lartë dhe njerëzit atje më thonin: shshshshsh…
Pra isha kaq konfuze dhe thoja: Jooo, zëri im është shumë i lartë! Nuk dija ku mund të zija vend.

TCH: Ju filluat si kërcimtare dhe këngëtare kori.

Anastacia: Po, si kërcimtare, ndërsa këngëtare kori nuk fillova menjëherë. Nisi pak a shumë kështu: unë e pëlqeja muzikën brenda trupit tim dhe mënyrën sesi ndjehesha. Si kërcimtare nuk isha shumë e trajnuar, por kisha dhunti natyrale për muziken si këngëtare dhe kërcimtare.

TCH: Dhe si ja dolët, pasi nuk u dorëzuat dhe ja ku jeni?

Anastacia: Një shprehje thotë: është çështje e momentit të duhur. Jam shumë e bekuar dhe mendoj, se u gjenda në momentin e duhur. Për shumë kohë nuk ia dola mbanë, ndaj i pagova detyrimet e mia. Kam shkruar edhe një këngë për këtë. Por ende mendoj, se dhuntia që më është dhënë me zërin dhe aftësia që kam për të shkruar këngë me të cilat njerëzit lidhen, është vërtetë një dhuratë. Me kalimin e viteve kam vendosur t’i kushtoj vëmendje mënyrës sesi shkruhet një këngë, të shikoj sesi ndërtohet metafora e historisë së saj, për të qënë më e mirë në punën time.

TCH: Albumi juaj i parë “Not that kind” dhe menjëherë më pas albumi tjetër: Freak of nature/ Krijese anormale e natyrës. Sa ju përfaqëson ky i fundit dhe jeni vërtetë e tillë?

Anastacia: Po! Mendoj se ndihesha krijese anormale e natyrës, pasi çdokush shokohej nga ndryshimi që kam mes zërit dhe trupit. Ky titull për mua ishte një lojë me fjalët, pasi është diçka pozitive që të dukesh ndryshe dhe të tingëllosh ndryshe, por ky ishte edhe problemi që hasa unë për t’u futur në biznesin e muzikës. Kisha zë ndryshe, ndërsa tani janë të kënaqur që jam e tillë, ndaj them: Oh Zot! Mendoj, që të qënurit ndryshe, si një krijesë anormale, ku s’gjen një vend, ishte gjë e mirë për mua. Unë mora këtë anë pozitive dhe këtë bënë edhe fansat e mi. Kështu e kam parë gjithmonë edhe jetën. Buzëqesh gjithmonë! Këtë filozofi kanë marrë edhe fansat, filozofi të cilën unë e aplikoj në jetën time.

TCH: 12 vite më parë u diagnostikuat me tumor në gji, i cili u përsërit para dy vitesh. Por ju vendosët që luftën tuaj për jetën, ta ndanit me botën. Gjithashtu vendoset, që zërin tuaj ta përdornit si mjet për luftën ndaj tij, duke u bërë një model.

Anastacia: Kur përballesh me vendime mbi shëndetin, ose zgjedh të mbyllësh duke e mbajtur përbrenda, ose vepron siç kanë bërë dhe të tjerë, të cilët kanë folur hapur për problemin e tyre, kanë shkruar një libër, apo kanë ndihmuar të tjerët. Kjo është natyra ime. U bëra një model edhe pse nuk ishte ky qëllimi. Doja të ndihmoja njerëz të tjerë. Kur mora informacione mbi tumorin, desha t’i dinin dhe të tjerët. Gjëra si përshembull: nuk e dija që mund të sëmureshe edhe pse s’ke probleme të tilla gjenetike, apo nuk pi duhan. Pra, gjëra që nuk dihen, doja t’ua tregoja sa më shumë grave. Këtë kam bërë gjatë viteve. Edhe herën e dytë të sëmundjes, mësova t’i them vetes se po merrja një vendim më të madh duke bërë një masektomi të dyfishtë. Kështu nuk do të sëmuresha për herë të tretë, pasi ndoshta s’do isha me aq fat sa të mbijetoja. Doja të kisha një zgjedhje për jetën, jo për vanitetin, në një botë që është kaq shumë vanitoze. Të gjithe duam të dukemi bukur, por dua më shumë jetën time. Tani po u tregoj të gjithëve, se mund t’i kesh të dyja. Mund të kesh vanitetin dhe po jetoj.

TCH: Është një moment i jetës tuaj, i cili më ka bërë vërtetë shumë përshtypje. Ai kur morët vesh për të dytën herë se kishit tumor në gji. Ishit duke punuar kur ua thanë dhe në vend që të shkonit në shtëpi, i thatë bashkëpunëtorit tuaj: le të shkruajmë një këngë!

Anastacia: Në fakt ne po shkruanim një këngë. Më ra telefoni dhe mendova se do të ishte mjeku. Ishte ai dhe me tha se tumori ishte kthyer. I thashe: OK! . Bashkëpunëtori me tha: “Më vjen shumë keq! Do që të të çoj në shtëpi, apo t’i telefonoj dikujt?” I thashë: “Jo! Dua të përfundoj këngën. Ështe një këngë e mirë, unë e di çfarë do të bëj”.
E kisha menduar se çfarë do të bëja nëse do të kthehej sërish. I kisha tekstet e këngëve në kokë. Është mirë që të kesh një plan B, pasi nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Mendoj se ngaqë e kisha një plan B, isha e aftë të punoja për planin A, të përfundoja këngën dhe emocionet që dolën ishin të mrekullueshme. Nuk do të dorëzohesha, ose të paktën do të vdisja duke u përpjekur për t’ia dalë.
Mund të humbasim brenda trishtimit tonë dhe ajo që duhet të bëjmë kur ndodh diçka e keqe, është të ndalosh për një çast, në mënyrë që të gjesh forcën për të ecur para. Ndonjëherë bën dy hapa prapa dhe një para; një prapa dhe katër para. Kështu është jeta. Nëse nuk i shikon si hapa, mund t’i konsiderosh si male. Ndonjëherë ka të lartë, por edhe të vegjël dhe mund t’i kalosh. Duhet ta marrësh pjesë-pjesë problemin, pa u fokusuar tek rezultati final, pasi kjo mbingarkon dhe nis të mendosh: po sikur të vdes. Por kjo mbase s’ndodh. Le të mos shqetësohemi për këtë! Kemi një koncert për të bërë, për shembull! Kështu jetoj unë, pa u shqetësuar për kthimin e një tumori, apo…
/TopChannel/

Next Post

Flet dhe Bollano: Rama të mos ndërhyjë mes 2 kishave, shkel Kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Të shtëna me armë zjarri në aksin Elbasan-Librazhd, një i vdekur

May 5, 2026
PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

May 5, 2026
“Nuk foli fare në gjyq, ishte…”, avokatja e Radaçit: Ja sa vite mund të dënohet për aksidentin

“Nuk foli fare në gjyq, ishte…”, avokatja e Radaçit: Ja sa vite mund të dënohet për aksidentin

May 5, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

May 5, 2026
Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

May 5, 2026
Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

May 5, 2026
U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

May 5, 2026
Shkaktoi aksidentin në Durrës, 57-vjeçari me kokën ulur para gjykatës. Lihet në burg

Shkaktoi aksidentin në Durrës, 57-vjeçari me kokën ulur para gjykatës. Lihet në burg

May 5, 2026
Aksidenti ku u vranë dy fëmijë, Manja: PS do i drejtohet Kuvendit për ndryshime në Kodin Rrugor

Aksidenti ku u vranë dy fëmijë, Manja: PS do i drejtohet Kuvendit për ndryshime në Kodin Rrugor

May 5, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Nuk është vetëm paraburgimi, reforma ka fikur procesin e drejtë gjyqësor

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In