• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orët e Tiranës

by Lutfi Dervishi
18/09/2026 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Tik -taku i gjashtë muajve

Tirana politike sot i ngjan sportelit të një hoteli të madh në murin e të cilit janë varur gjashtë orë dhe secila tregon kohë  te ndryshme.

1. Ora e sheshit

Në ditën e 1111-të, protesta është ende në shesh dhe kërkesat kryesore politike mbeten po ato: dorëheqja e Kryeministrit dhe qeveria teknike.

Fakti që protesta ka kaluar verën dhe ka hyrë në vjeshtë është në vetvete një ngjarje, por tani pyetja nuk është sa do të zgjasë, por a do të kete masivitetin e javëve të para? A do të prodhojë një mekanizëm politik për kërkesat e veta, sidomos për qeverinë teknike.

Kjo orë deri më tani ka treguar qëndrueshmërinë e protestes, por në gjashtë muajt e ardhshëm do të tregojë ndikimin që do të ketë.

2. Ora elektorale

Gradualisht po hyjmë në orbitën e zgjedhjeve lokale të pranverës së ardhshme. Në Tiranë, PS dhe PD pothuajse kanë “zyrtarizuar” kandidatët.

A do ta ndryshojë protesta fushatën, kandidatët dhe temat e saj apo, afrimi i zgjedhjeve do ta tërheqë protestën në gravitetin e partive? A do të prodhojë protesta lëvizje/formacion politik?

3. Ora parlamentare

Në Parlament po punojnë ndërkohë dy mekanizma që mund të ndryshojnë fushën e lojës: reforma zgjedhore dhe reforma territoriale.

A mund të bëhen dy reforma kaq të rëndësishme vetëm si marrëveshje mes partive tradicionale, kur jashtë Parlamentit është krijuar ndërkohë një energji politike që nuk identifikohet domosdoshmërisht me to?

4. Ora e drejtësisë

SPAK ka kalendarin e vet, dosjet e veta dhe ritmin e vet dhe, ndryshe nga ora elektorale apo parlamentare, kjo është një orë që vështirë të kurdiset  sipas axhendës së politikës.

Një hetim, një akuzë apo një gjetje e “re”  në një dosje VIP mund ta ndryshojë brenda ditës axhendën politike. Në një periudhë normale kjo do të ishte thjesht një ngjarje e madhe mediatike/gjyqësore, skandali radhës, por në një periudhë proteste dhe pragzgjedhjesh, efekti politik mund të jetë shumë më i madh.

5. Ora europiane

Kjo orë punon sipas kohës së Brukselit, por tik-taku i saj dëgjohet gjithnjë e më fort në Tiranë. Qeveria ka premtuar se deri në fund të vitit tjetër do të mbyllë kapitujt ndërkohë që deri tani nga 33 kapitujt janë mbyllur (përkohësisht) vetëm 3. Zotimi është se deri në fund të vitit tjetër do të mbyllen 30!

Një nga çështjet prej së cilës u ndez  protesta, zonat e mbrojtura, lidhet drejtpërdrejt me Kapitullin 27, mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Qeveria dëshiron të vrapojë drejt mbylljes së kapitujve, ndërsa një prej kushteve të Brukselin e kthen përsëri te vendi nga nisi protesta, në Zvërnec. (Në procesin e integrimit, ndër dekada kemi treguar herë pas here një talent të rrallë: vrapojmë drejt finishit dhe, gjatë rrugës, arrijmë të qëllojmë me sukses veten)

6. Ora pa akrepa

Kjo orë nuk ka kalendar parlamentar, datë zgjedhjesh, afate negociatash apo procedurë penale, është ora e “asaj që nuk ta merr mendja “, nuk ka akrepat, por ecën…

Mund të jetë një incident, një përplasje, një reagim joproporcional, një përgjim, një gafë politike, një ngjarje që sot nuk ekziston në axhendën apo mendjen e dikujt. Në momente ndryshimi, historia ka treguar  se shpesh nuk është ajo që planifikon që e ndryshon dinamikën dhe rrjedhën, por ngjarja që askush nuk e kishte menduar. Nëse do të vija bast do të qarkoja  policinë si një nga faktorët që mund ta rrisë ose ta ulë temperaturën. Kjo është ora që nuk e sheh askush, deri në çastin kur bie zilja e alarmit.

Cila prej këtyre orëve do të ecë më shpejt gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe cila do t’ua imponojë ritmin pesë të tjerave?

A mund të shkojë vendi normalisht drejt zgjedhjeve vendore nëse protesta vazhdon?

A mund të bëhet reforma zgjedhore pa marrë parasysh energjinë dhe kërkesat politike që kanë lindur jashtë partive të mëdha?

A mund të kërkojë protesta qeveri teknike pa propozuar mekanizmin se si krijohet ajo?

Çfarë ndodh nëse SPAK prodhon një goditje të madhe në mes të kësaj situate?

Çfarë ndodh nëse një incident i paparashikuar ndryshon brenda pak orësh gjithçka?

Për momentin, të gjashte orët punojnë njëkohësisht dhe askush nuk e di se cila është përpara dhe cila është prapa dhe mbi të gjitha cila  orë do t’ua imponojë kohën të tjerave!

Next Post
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

Comments 3

  1. Tekniku says:
    2 months ago

    Sa palaco je mor zagar I Berishes.Kurre nga goja jote nuk ka dale nje fjale e mire per kete qeveri qe ka edhe gjynahet e saj.Je bojaxhi I bojes se zeze o Luton skuthi

    Reply
  2. Xhem Kapanxha says:
    2 months ago

    Lut, Lut,
    Mos u ngut,
    Si përherë,
    Dru me pre,
    Doktor titull,
    Ti na ke,
    Po pse je,
    Kaq shumë idhnak,
    Si kotnar,
    S’të fal aspak.
    Humor bën,
    Por shumë rural,
    Gëzojn rrethinat,
    Kur ty t’lexoinë,
    Asnji nga ata,
    Ty s’të kuptojnë,
    E kështu,
    Or ti mjeran,
    Je i mirë,
    Për kapedan,
    N’Gollobordë,
    Nga ti vjen,
    Tfusin këmbët,
    Në legen,
    A pastaj,
    Si shumë sojit,
    Do t’pijsh ujë,
    N’bisht t’kalit,
    Tu nigju,
    Pordht e gomarit

    Reply
  3. leka says:
    2 months ago

    Qenie e peshtire,dhe kur ka qene me pare perfaqesues i tranparent international vetem fjale te zeza fliste per mediat ketu .Fjala eshte e lire ne demokraci dhe peshon kur flet realitetin dhe kunderta fjala me mllef sfumohet dhe pesha eshte pupel or ti Lut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

Parcela me hashash në pyll dhe ngarkesa e kanabisit, përgjimet zbulojnë bashkëpunëtorin e grupit në Shkodër! Arrestohet 57-vjeçari (DETAJET)

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë nis takimet zyrtare, Moreira de Sousa pritet nga Kryeministri Rama, diskutohet dhe integrimi i Shqipërisë

Pas Progres-Raportit pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, kryeministri Rama mban sot konferencën me ambasadoren e BE-së

November 5, 2026
Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

Irani s’i ndal festimet për humbjen e zgjedhjeve nga republikanët në SHBA, protesta dhe djegie e portreteve të Trump, Vance dhe Netanyahut

November 5, 2026
EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

EMRI/ Bastisi pesë biznese dhe banesa në seri, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar në Kavajë, ja çfarë arriti që të vidhte!

November 5, 2026
Nga “non grata” në azilant politik! Rrugëtimi i ish-kryeprokurorit, që i ka borxh Shqipërisë 2 vite burg

Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet

November 5, 2026
Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

Parlamenti francez rrëzon në unanimitet projektbuxhetin e vitit 2027 të qeverisë së Macron, 458 deputetë votuan kundër!

November 5, 2026
Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

Dyshohet i përfshirë në trafik armësh, arrestohet në “Rrugën e Elbasanit” 49-vjeçari me precedentë! I gjenden pistoletë, jelek antiplumb dhe…

November 5, 2026
Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

Gjermania në shok, zv/kryeministri i Bavarisë gjendet i vdekur në një hotel në Berlin, mister shkaqet! Reagon politika: Tragjedi absolute, të tronditur!

November 5, 2026
Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me AKU-n, pesticidet dhe laboratorët!

November 5, 2026
Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë në pallatin 5-katësh! Priten edhe ekspertët e Institutit të Ndërtimit

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In