• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza: Qeveria më e vogël në histori pritet të shkaktojë kaos

by A R
15/09/2017 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke pasur 15 ministra, qeveria ‘Rama 2’ ka mposhtur qeverinë ‘Berisha 1’ për nga numri i personave që zyrtarisht mbartin titullin ‘Ministër’. Por shkurtimi i ministrive pritet të shkaktojë një raund të ri kaosi në administratën publike shqiptare, e cila përgjatë 25 viteve të fundit ka pësuar ndryshime drastike në mënyrë të përsëritur.

Nga Gjergj Erebara

Qeveria “Rama 2” u betua në zyrën e Presidentit të Republikës mbrëmjen e të mërkurës së 13 shtatorit 2017. Programi i qeverisë që shoqëroi votimin e saj në parlament premton mes të tjerash “përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, sidomos në fushën e shëndetësisë, arsimit, ujit të pijshëm, administrimit të mbetjeve, regjistrimit të pronës dhe hipotekave”.

Për të realizuar këto premtime, qeveria “Rama 2” do të ketë 15 ministra [Link]. Për nga numri i ministrave, kjo është qeveria më e vogël që ka njohur Shqipëria në shumë kohë. Qeveria më e madhe për nga numri i ministrave ka qenë qeveria ‘Meta 2’ e cila pati një jetë të shkurtër në fund të vitit 2001 dhe fillim të vitit 2002. Ajo qeveri pati plot 22 vetë me titullin “ministër”. [Link]. Meta pati ardhur nga zgjedhjet e vitit 2001, si kryeministër në mandat të dytë, mes një klime tensioni të krijuar nga manipulimet e shumta të kryera gjatë zgjedhjeve si dhe nga presionet e brendshme në Partinë Socialiste. Qeveria e tij në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës ‘sajoi ministri’. Pesë nga të 22 ministrat u shpallën “ministra pa portofol”. Shqipëria e vogël dhe e varfër u desh të paguajë për rroga, makina dhe truproja mes të tjerëve edhe për pesë persona, të cilët u emëruan “ministra shteti”.

Qeveria ‘Berisha 1’, e cila erdhi në pushtet në vitin 2005 ekzaktësisht me premtimin ‘qeveria e shërbimeve dhe shërbesave’. Edhe ajo, njësoj si qeveria aktuale, premtoi reduktimin e burokracive dhe shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë. Ajo qeveri pati 16 ministra [link]. Synimi i deklaruar i ish-kryeministrit Sali Berisha në atë kohë qe që ta bënte qeverinë e tij edhe më të vogël për nga numri i ministrave, por u detyrua të tërhiqej, kur iu kërkua që Ministrinë e Integrimit, të krijuar në vitin 2001, ta ruante edhe gjatë qeverisjes së tij.

Në ndryshim nga ‘Berisha 1’, qeveria ‘Rama 2’ e ka hequr Ministrinë e Integrimit, por dallimi tjetër i madh është që qeveria aktuale ka edhe dy ministra pa portofol, ndërkohë që qeveria ‘Berisha 1’ nuk kishte ministra të tillë. Për rrjedhojë, për të thyer rekordin, qeveria “Rama 2” ka krijuar efektivisht dy superstruktura, pasi ka shkrirë për herë të parë në dy dekada Ministrinë e punës dhe çështjeve shoqërore si dhe Ministrinë e Integrimit, e cila u krijua fillimisht si “ministër shteti” në vitin 2001 dhe që u bë ministri në vitin 2005.

Ironikisht, kryeministri Edi Rama do të jetë personi që ka udhëhequr njëkohësisht një nga qeveritë më të mëdha dhe qeverinë më të vogël. Qeveria e tij “Rama 1” kishte në total 21 ministra, [link] vetëm një më pak se sa rekordi historik i “Meta 2”.

Shkurtimi i numrit të ministrave dhe prania e dy ministrave pa portofol, Pandeli Majkos si Ministër Shteti për Diasporën dhe Sonila Qatos si Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka krijuar si superministri, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që ka zgjeruar ndjeshëm Ministrinë e Shëndetësisë, duke i shtuar kësaj ministrie gjysmën e funksioneve që më parë i kishte Ministria e Mirëqenies Sociale, (e njohur para 2013 si Ministria e Punës).

Sipas vendimit të qeverisë “për përcaktimin e fushës së veprimit” ministria e re e Financave dhe Ekonomisë do të ketë 24 funksione të shprehura, të cilat variojnë nga politikat makroekonomike deri te mbrojtja e konsumatorit apo inspektimi financiar publik, duke krijuar në këtë mënyrë një ministri që do të ketë funksione krejt të kundërta: nga njëra anë do të kontrollojë efikasitetin ekonomik të koncesioneve dhe nga ana tjetër do të ketë për detyrë “të mbështesë koncesionet”. Nga njëra anë do të ketë funksionin e kontrollit financiar dhe nga ana tjetër do të ketë menaxhim asetesh të konsiderueshme publike. [Link]

Ministria e dytë e fryrë do të jetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ajo do të ketë në portofolin e vet 13 funksione, të cilat variojnë nga menaxhimi i rrugëve ekzistuese apo ndërtimi i rrugëve të reja, te menaxhimi i tregut të telekomunikacioneve, të postës, të naftës, të minierave, të planifikimit urban, të standardeve të ndërtimit.

Struktura e qeverisë shqiptare është ndryshuar rregullisht sa herë që është ndryshuar qeveria. Shpesh, brenda një mandati parlamentar, emrat e ministrive apo institucioneve janë ndryshuar disa herë. Zakonisht këto ndryshime emrash janë shoqëruar edhe me shkarkime dhe punësime në administratën publike, të cilat, përveç kaosit në administratë kanë shkaktuar edhe kosto të rënda për taksapaguesit, pasi shumica dërrmuese e punonjësve të shtetit të shkarkuar i drejtohen gjykatave dhe marrin dëmshpërblime të majme.

Next Post
Vrasja makabre e Liljana Rukos, KLD vendos inspektim për gjyqtarin e Fierit

Vrasja makabre e Liljana Rukos, KLD vendos inspektim për gjyqtarin e Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In