• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Akuzohet një amerikan si përgjegjës për vrasjen e dëshmitarit në rastin e Haradinajt

by Java News
07/02/2018 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediet serbe kanë cituar pjesë nga libri i një zyrtari ndërkombëtar, që kishte vepruar në Kosovë, i cili ka pohuar se gjenerali amerikan, Steven Schook, është përgjegjës për vrasjen e dëshmitarit në rastin Haradinaj. I njëjti zyrtar dje ishte përmendur në mediet serbe, por për deklaratën e tij se Serbia e ka humbur Kosovën

Mediet serbe duket se kanë zbuluar “një minierë të pasur” akuzash për të goditur Kosovën dhe të kaluarën e saj nga një zyrtar ndërkombëtar, i cili ndonëse pohon se “Kosova është e humbur për Serbinë”, ushqen politikat armiqësore serbe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Fushatat e tilla të Beogradit përsëriten sa herë në Këshillin e Sigurimit të OKB diskutohet raporti për Kosovën.

Gjenerali amerikan Steven Schook, i cili në Kosovë ishte zëvendës i shefit të UNMIK-ut, është përgjegjës i drejtpërdrejtë për likuidimin e dëshmitarit të mbrojtur në procesin e Hagës kundër Ramush Haradinajt. Kështu pohon ish-këshilltari në Qeverinë gjermane, i cili kishte qëndruar në Kosovë si ekspert për financa në mision zyrtar në Zyrën Ndërkombëtare Civile, Martin Heipertz, shkruan Telegrafi i Serbisë, duke cituar librin e tij “Diplomacia Makiato”, transmeton Koha.net.

Sipas shkrimit të “Telegrafit serb” Heipertz ndërlidh disa zyrtarë ndërkombëtarë me, siç shkruan ky medium serb, mafiozët që kanë marrë qeverisjen në Kosovë. Ai pohon se informatat për gjeneralin Schook i kishte marrë nga komisari i lartë i OKB-së nga Badeni.

“Ish-gjenerali amerikan Steven Schook, aktualisht njëri nga njerëzit e ranguar më së larti këtu në UNMIK, ka një dosje goxha të trashë kriminale dhe është i lidhur ngushtë me elitën e këtushme. Ai ka zbuluar emrat e dëshmitarëve kryesorë kundër Haradinajt, të cilët pastaj janë vrarë. Të njohurit tim i ka thënë se njeriu duhet të eliminojë dikë nga rruga nëse kjo u përgjigjet interesave më të larta”, citon Telegrafi serb të ketë shkruar Heipertz, transmeton Koha.net.

Ky medium serb pohon se Heipertz në librin e tij ka shkruar po ashtu se si ka qëruar hesape me dëshmitarët “shoku i luftës” i Haradinajt, njëri nga prijësit e UÇK-së, Fatmir Limaj, më pas ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Prishtinës.

“Dëshmitari kryesor i akuzës, mbikëqyrësi i dikurshëm i kampit kishte dokumentuar në hollësi krimet, por në Duizburg, ku po fshihej në kuadër të programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, është gjetur i vdekur në parkun e liqenit të Esenbergut. Pas kësaj nuk kishte më deklarata që do të mund të përdoreshin, kështu që gjykata u detyrua të ndërpresë procedurën kundër Limajt”, shkruan Heipertz, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Largimi i Tahirit/ Astrit Patozi: Të gjitha gjurmët të çojnë në çadër…

Astrit Patozi: Pse s'duhet të çuditet Fino, që fitoj sërish Duka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Eksperti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com