• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

by Artur Ajazi
17/09/2026 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ai që gjatë qeverisjes tij mbushte me karburant Serbinë, ai që shkelte konventat nderkombetare sa ishte president i vendit, ai që Serbinë e ka patur dhe vazhdon ta ketë “vend mik” paçka se ç’thotë, na derdhi “lot” për UÇK në Parlament. Madje u mbushi mëndjen edhe ca “axhamive” që ka sot në grupin e tij parlamentar se “duhej të mbronin Hashimin dhe tre liderët e tjerë kosovare, se sot Kuvendi duhej të fliste për vendimin e dënimit të tyre”. Dhe sejmenët ngriheshin një dhe nga një, dhe bënin si u thoshte miku i Sllobodanit.

Po si mund ta harrojnë shqiptarët atë periudhë, që na vuri “damkën e zezë” në Europë, si mund ti harrojnë shqiptarët maunet dhe çisternat me naftë që niseshin drejt kufirit me Serbinë, për të shpëtuar Sllobon nga embargo që i kishte vënë bota demokratike ?  Ndaj, ajo që dëgjuam në Parlament ishte hipokrizia e rradhës, e një lideri me 140 flamurë, me 140 fytyra, e cila nuk mund të besohet kurrësesi nga asnjë shqiptar. Ky  vend ka mbi 36 vjet që merr “grushte fatale” nga ai njeri, që hiqet si “nacionalist, si patriot”, por në fakt erdhi në krye të Partisë Demokratike, dhe pastaj në presidencë me një mission të veçantë, mision që nis herët, para viteve 1990. Mision që vazhdoi tek takimi i bodrumit të një ambasade mike pas 22 Marsit 1992, nga ku seicili shtet nisi të kërkonte, emrin e ministrit të tij “të preferuar”. Agjenturat kishin hyrë dhe po punonin tanimë fare të qeta.

Sali Berisha pasi shkriu brenda 24 orëve, të  gjithë rrjetin e agjenturës që ne kishim brenda dhe jashtë vendit (pasi e kishte udhëzim nga miqtë serbë) dhe i zëvëndësoi ata me idiotë bio, që nuk dinin çfarë ishte shërbimi inteligjent, e përdori ish-SHIK-un, siç deshi. Kjo ishte dhe fatkeqësia  e kombit. Vendi kishte rënë në duart e një njeriu, që kishte mision të shkatërronte nga themeli vendin, ekonominë, industrinë, bujqesinë, ushtrinë, policinë, sherbimin e fshehtë, të damkoste vendin si “partner i  bindur i svallëve, dhe jo i europianëve”. Ai dëmtoi shumë edhe çështjen kosovare, mjafton të përmendim firmosjen e traktatit të Rambujesë, kur vetë Saliu bënte thirrje “kosovarë mos e firmosni”.

Ai gjithmonë e ka dëmtuar politikën e jashtme të Shqiperisë. Gjithmonë ka dëmtuar fatet e Kosovës, pasi në çdo moment delikat, që kalonte shteti më i ri në Europë, Sali Berisha dhe partia e tij, do të krijonin patjeter situata  konfliktuale në Tiranë dhe rrethe. Atëhere, si ti besoj unë dhe shqiptarët, thirrjeve të tij në Parlament se  “sot duhej të merreshim me vendimin e Hagës mbi 4 liderët e UÇK”.  Gjithmonë ati ka qenë “shkopi nën rrota” mbi fatet e kombit, mbi progresin  dhe integrimin, gjithmonë ai ka punuar dhe jetuar mbi  zbatimin e “pikave të misionit” tij, që e ka zanafillën tutje, para 1990.

Next Post
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

Comments 1

  1. Ani says:
    2 months ago

    Urrejtje patologjike. Besoj nuk është e mirë për atë që e quan veten intelektual.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In