Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Memalia, pjesë e Bashkisë Memaliaj. Mësohet se si pasojë e flakëve kanë shpërthyer edhe dica municione luftarake.
Deri më tani nuk raportohet të ketë dëme në njerëz, por zjarri është në një zonë të vështirë me terren të thyer.
Po punohet në mënyrë që flakët të mbahen larg banesave dhe që të mos ketë dëme në njerëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. Prioritet është mbajtja e zjarreve larg banesave.
Shpërthime u regjistruan sot edhe në bashkinë Dropull, ku dyshohet të kenë shpërthyer granata të Luftës së Dytë Botërore.