• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ai që po bën Portin e Durrësit ka ndërtuar gjysmën e Dubait”/ Rama-Metës: Ke krijuar vetëm dy parti, njëra iku për skrap, tjetra… Shefi i Partisë së Lekut…!

by Java News
10/11/2022 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas akuzave të këtij të fundit se porti i Durrësit është një aferë korruptive.

Përmes një postimi në twitter Rama me ironi shkuan se sot ai që po akuzon atë që do ndërtojë Portin e  Durrësit, në jetën e tij ka krijuar vetëm dy parti, ku e para ka ikur për skrap, ndërsa e dyta do ikë së shpejti.

Postimi i Ramës:

S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar projektin e Portit të Durrësit ku në një konferencë për mediat sot paradite, tha se ajo i është dhënë kompanive guaskë. Sipas Metës, pronarët janë të fshehur në offshore, teksa nuk i dihen kapitalet e investimit.

Meta tha se Rama në vend që të zgjidhte kompanitë prestigjioze evropiane, zgjodhi një kompani me pronar të fshehur, me qëllim për të realizuar amnistinë fiskale të parave të pista dhe për të shpërblyer segmente të krimit./m.j

Next Post
E vërteta e investuesit të Durrësit dhe lidhjeve me Bjellorusinë

E vërteta e investuesit të Durrësit dhe lidhjeve me Bjellorusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com