• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ahmetaj ju quan organizatë kriminale nga malet e Zvicrës!”/ Debati Rakipi-Klosi: Keni përgjegjësi për zyrtarët e arrestuar?

by A R
11/03/2025 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka debatuar me Ylli Rakipin, lidhur me arrestimin e zyrtarëve të lartë të PS.

Rakipi e pyeti Klosin edhe për deklaratat e Arben Ahmetajt nga malet e Zvicrës, nga ku deklaroi se qeveria e Ramës është organizatë kriminale.

Pjesë nga debati: 

Ylli Rakipi: Shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë socialistë kanë përfunduar në pranga për korrupsion. Si ua shpjegoni ju këtë njerëzve? Keni kryetarin e bashkisë së Tiranës në burg, ish zëvendëskryeministrin në arrati, disa ish ministra në burg, etj. Ju paskeni qenë një pushtet i kalbur?

Blendi Klosi: Në PS ka patur rreth 70 ministra me mandate, 180 kryetarë bashkie dhe me qindra madje me mijëra zyrtarë që kanë firmosur, reforma, procedura, tendera, koncesione, të gjitha të hetueshme. Asnjë firmë që vë një zyrtar nuk është e fshehtë. Të gjithë firmat hetohen, nga kontrollet e brendshme. KLSH, deri sa shkojnë në prokurori. Nga mijëra njerëz…

Ylli Rakipi: Ja marrim një anëtar të PS në Peqin. Shkon ti atje dhe të pyet, zoti Klosi, Veliaj në burg, zv kryeministri i arratisur, ministrat…

Blendi Klosi: Këto ndodhin në çdo vend demokratik, hetohen zyrtarët, këtë prodhoi reforma.

Ylli Rakipi: Po këta që kanë vajtur në burg çfarë janë?

Blendi Klosi: Këta njerëz janë gjetur me problematika që po hetohen, nuk do të thotë se do të dalin…

Ylli Rakipi: Ke ish zv kryeministrin që del në media nga Zvicra, nëpër malet atje dhe e përshkruan si organizatë kriminale qeverinë dhe Ramën si kreun e organizatës kriminale. Ta merrte mendja që Ahmetaj të bëjë këtë? Ai del dhe thotë kjo është organizatë kriminale. Si përgjigjeni ju?

Blendi Klosi: Ndërtuam një administratë që do të gjykohet. Atij socialistit që më pyete, do ti them, po socialist, ke një administratë që punon për Shqipërinë, ata që shkelin vendimarrjet, janë në gjykim, çfarë do ti them?

Ylli Rakipi: Arben Ahmetaj thotë se është organizatë kriminale. Ju e ndjeni veten si pjesë e një organizate kriminale?

Blendi Klosi: Jo nuk e ndjej.

Ylli Rakipi: Po Arben Ahmetaj çfarë roli kishte në këtë organizatë kriminale?

Blendi Klosi: Ehu tani. Nuk komentojmë ne procese hetimi, nuk kemi opinion ne, e ka në dorë drejtësia.

Ylli Rakipi: Një pjesë janë dënuar. Ju nuk keni përgjegjësi?

Blendi Klosi: Këto janë plus minuset e qeverisjes. Në mijëra vlerësime ka disa që janë gjykuar gabim. Secili mban përgjegjësitë e veta. Firma mbetet sa gjithë koha që gjykohet. Asnjë firmë nuk zhduket. Kështu ndërtohen shtetet dhe demokracia. Kryetarët e bashkive të New York ka 100 akuza, vijon drejton derisa të bien ose vërtetohet.

Ylli Rakipi: Vetëm në Afrikë mund të ndodhë, që të dalë zv.kryeministri, siç doli Arben Ahmetaj, thotë kjo që krijuam është organizatë kriminale. Është akuzë e rëndë kjo.  Popullata trembet këtu..

Blendi Klosi: Populli thotë që kjo parti nuk mbulon problemet. Dalin para drejtësisë. Ka edhe që shpallen me probleme, por njerëzit duan që drejtësia të funksionojë për këto.

Next Post
“Kemi procesin më të shpejtë nga të gjithë të tjerët para nesh”, Rama: Shqipëria do ketë flamurin e parë në BE, kemi vendin e nderit në panarin e turizmit në Berlin

PE hap zyrë në Shqipëri, ironizon Rama: Si ka mundësi të ndodhë në një narkoshtet? Apo loboi Sorosi si diversant?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Analisti: Protesta ka humbur kauzën, është kthyer në përplasje klanesh

August 17, 2026
Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fund

Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fund

August 17, 2026
Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

August 17, 2026
“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

August 17, 2026
BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

August 17, 2026
Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

August 17, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

August 17, 2026
Presidenti Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA -

Goditje për Trumpin para zgjedhjeve, sondazhi nxjerr shifrën alarmante: 53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht

August 17, 2026
Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

August 17, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com