• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e shkaktoi Perestrojka, shembjen e Bashkimit Sovjetik?

by Barbara Maranxani
25/08/2018 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Barbara Maranxani/

Vetëm 6 vjet pasi Mikhail Gorbaçov u ngjit në pushtet si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe filloi zbatimin e disa reformave, Bashkimi Sovjetik u shemb dhe u formuan shumë kombe të pavarura. Po çfarë shkoi gabim?

Në vitin 1985, edhe shumë prej përfaqësuesve të linjës së ashpër, e kishin kuptuan se duhej një ndryshim i thellë. Ekonomia sovjetike ishte e sëmurë, dhe disidentët dhe kritikët e brendshëm dhe të jashtëm, po bënin thirrje t’i jepej fund shtypjes politike dhe sekreteve qeveritare.

Menjëherë pas marrjes së pushtetit, Gorbaçovi u përpoq t’i përballonte këto sfida. Nën një politikë të re të glasnostit ose transparencës dhe hapjes, liritë e reja të shtypit hodhën dritë mbi shumë nga aspektet më negative të Bashkimit Sovjetik, si të kaluarën ashtu edhe të tashmen.

Dhe me perestrojkën, Bashkimi Sovjetik do t’i nënshtrohej një ristrukturimi të shpejtë politik dhe ekonomik, që synonte të transformonte shumëçka nga shoqëria sovjetike. Ndërsa reformat e glasnostit dhe perestrojkës, nuk ishin shkaqet e vetme të shpërbërjes së BRSS, forcat që ato çliruan, destabilizuan një sistem tashmë të dobësuar, dhe nxitën fundin e tij.

Reformat ekonomike nën perestrojkën – duke përfshirë ligjet që lejuan krijimin e ndërmarrjeve bashkëpunuese, penguan kufizimet në tregtinë e jashtme, dhe zbutën kontrollin e centralizuar në shumë prej tyre –synonin t’i jepnin një nxitje të re ekonomisë vendase. Por kjo nuk ndodhi.

Përkundrazi, shpenzimet qeveritare u rritën (duke çuar në një defiçit të madh), çmimet u rritën sidomos ato të ushqimeve, pasi sektori i mëparshëm bujqësor i subvencionuar, prodhonte tani ushqim për fitime, dhe jo me çmimet e kontrolluara si dikur.

Transformimi mbresëlënës politik, i cili pa zhvillimin e zgjedhjeve të para të vërteta demokratike në historinë sovjetike më 1989-ën, dhe krijimin e një Kongresi të ri të Deputetëve të Popullit, pati ndërkohë edhe pasoja të paqëllimshme.

Me fuqizimin e decentralizimit, nga burokracia masive komuniste drejt kontrollit nga pushteti lokal, Gorbaçovi distancoi aparatçikët e partisë, e privoi veten nga një bazë fuqie për të mbështetur reformat e tij, nxiti lëvizjet nacionaliste dhe të pavarësisë brenda dhe jashtë BRSS, dhe “plagosi” për vdekje vetë Partinë Komuniste.

Edhe pse e pranonin nevojën për reforma, përfaqësues të linjës së ashpër u ngritën shpejt kundër shumicës së këtyre ndryshimeve, të cilat dobësonin pozicionet e tyre të fuqishme dhe i shmangeshin ortodoksisë komuniste. Ata shfrytëzuan liritë e reja të shtypit nën Glasnostin, për të sulmuar në media Gorbaçovin.

Më 19 gusht 1991, një grupim prej tyre organizoi një grusht shteti për të rrëzuar Gorbaçovin. Grupi i shtetit dështoi, por ai e destabilizoi më tej sistemin sovjetik. Ndërkohë, disidentët e sapoliruar nga burgu, si fizikanti dhe laureati i Nobelit Andrei Saharov, kritikuan ritmin dhe shtrirjen e reformave, duke nxitur një lëvizje të plotë drejt ekonomisë së tregut dhe liberalizimin e mëtejshëm të procesit politik, lëvizje që Gorbaçovi shpesh nuk donte t’i bënte.

Vetë populli sovjetik, ishte i papërgatitur për shpejtësinë e reformave. Ndërsa u deshën disa vite që reformat ekonomike dhe politike të perestrojkës të nisnin të zbatoheshin, transparenca e re nën Glasnostin ndodhi menjëherë. Pati zbulime tronditëse, në lidhje me abuzimet e ndodhura në të kaluarën nën sistemin sovjetik.

Uilliam Taubman, historian dhe autor i librit “Gorbaçov:”Jeta dhe koha e tij”, që ndodhej në Moskë në atë kohë, kujton:”Ne ngriheshim herët çdo mëngjes, për të blerë çdo gazetë apo revistë që mundnim. Dhe kur mbërrnim tek stenda në orën 6.30 ose 7, rradha ishte tepër e gjatë…Moska ishte shndërruar në një klasë gjigande, në të cilën të gjithë po lexonin!”.

Dhe teksa epoka staliniste ishte në fokusin e hershëm të këtyre zbulimeve, transparendca preku shpejt edhe tema që dikur ishin tabu. “Në fillim, Lenini nuk u prek, por shumë shpejt dëshmitë tronditëse, denonconin të gjithë sistemin sovjetik”- thotë Taubman.

Kjo përfshinte ekspozimin e korrupsionit dhe joefikasitetit, në sistemin modern të Bashkimit Sovjetik. Shpejtësia me të cilën themelet e komunizmit sovjetik, po viheshin nën akuza të ashpra, ishte shumë shqetësuese për shumëkënd në Bashkimin Sovjetik, duke destabilizuar më tej një situatë tashmë të pasigurtë.

Gorbaçovi, u përpoq të mbante nën kontroll forcat që kishte çliruar. Duke u rritur në radhët e Partisë Komuniste, ai ishte një luftëtar i aftë që mund t’ia dilte përballë aparatikëve të Kremlinit. Por, kur u përball me një grup të rinjsh të zgjedhur në mënyrë demokratike, ato aftësi nuk i vlejtën aspak.

Një tjetër udhëheqës në rritje, Boris Jelcin, ishte i njohur për popullaritetin. Marrëdhënia gjithnjë e më e tensionuar midis dy burrave, u dëshmua të ishte katastrofale. Siç thotë Taubman:”Ishte një konflikt i frikshëm shekspirian. Ata duhet të kishin qenë aleatë, mund të kishin qenë aleatë të mrekullueshëm me aftësitë e tyre të ndryshme, por u kthyen në armiq për njëri-tjetrin. Gorbaçovi luajti një rol në krijimin e Jelcinit si nga armiqtë e tij, dhe më pas Jelcini i nguli thikën në shpinë”.

A do të shkatërrohej Bashkimi Sovjetik pa Gorbaçovin dhe reformat e tij? S’ka dyshim se këto reforma, që synonin forcimin e ekonomisë dhe transformimin e sistemit politik, dëmtuan në fakt vetë themelet e Bashkimit Sovjetik. Ka të ngjarë, thotë Taubman, që Bashkimi Sovjetik të mundej të mbijetonte edhe për një numër vitesh, por do të ishte bërë shumë më i dobët.

Ndërsa një lloj kolapsi mund të ketë qenë i pashmangshëm, Taubman beson se, falë Gorbaçovit, fundi ishte shumë më pak i trazuar sesa mund të ishte ndryshe. “BRSS mund të merrete fund me një luftë civile, si modeli jugosllav, kur federata u shpërbë, dhe rajonet apo republikat filluan të luftonin kundër njëra-tjetrës. Gorbaçovi është përgjegjës për fundin relativisht paqësor të një perandorie”.

Perëndimi, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, mund të kishin lehtësuar tranzicionin e Bashkimit Sovjetik. Ndërsa Ronald Regan dhe Mikhail Gorbaçov krijuan një partneritet të frytshëm, pasardhësi i Reganit, Xhorxh HW Bush, ishte i tepër i mefshtë për të vepruar, kur reagimi i konservatorëve e vuri Gorbaçovin në pozita të pambrojtura.

Siç thotë Taubman, “Gorbaçovi donte diçka të ngjashme si Plani Marshall, dhe Bush nuk pranoi t’ia jepte atë. Bush mund të ketë qenë i shqetësuar se ndihma do të fironte. Por në fund, kur Gorbaçovi kishte nevojë për ndihmë ekonomike në mënyrë të dëshpëruar, Bush nuk do t’ia siguronte atë”.

Ky vendim pati pasoja që vazhdojnë sot. Taubman beson se kjo periudhë shënoi të vetmen periudhë në shekullin e fundit, që Amerika kishte një partner rus apo sovjetik, që ishte vërtet i gatshëm të ishte një aleat, duke e bërë atë një mundësi të humbur të përmasave të mëdha. Sot presidenti Vladimir Putin, fajëson Gorbaçovin për kolapsin që pësoi kombi i tij. (HistoryNews Bota.al)

Next Post
STUDIMI/ Ja pse mashkulli është i fiksuar pas gjoksit të madh të femrës

STUDIMI/ Ja pse mashkulli është i fiksuar pas gjoksit të madh të femrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvërneci/ Protesta kundër projektit turistik shpërndahet nga faqe pro-Iranit

Zvërneci/ Protesta kundër projektit turistik shpërndahet nga faqe pro-Iranit

June 6, 2026
Rusia në alarm, Ukraina sulmon Shën Petersburgun me qindra dronë

Rusia në alarm, Ukraina sulmon Shën Petersburgun me qindra dronë

June 6, 2026
Balla publikon foton nga protesta në Zvërnec: Pse janë aty makina me targa serbe?  

Balla publikon foton nga protesta në Zvërnec: Pse janë aty makina me targa serbe?  

June 6, 2026
Salianji si kryetari de facto i PD-së, Berisha si kryetari i vulës

Salianji kritikon projektin në zemër të Tiranës: Kush përfiton dhe pse hesht Berisha?

June 6, 2026
Gonxhja: Po e ndjekim me vëmendje protestën për Zvërnecin!

Gonxhja: Po e ndjekim me vëmendje protestën për Zvërnecin!

June 6, 2026
Meta sfidon GJKKO: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor!

Meta sfidon GJKKO: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor!

June 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 6, 2026
Sot ndeshja Shqipëri-Luksemburg/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

Sot ndeshja Shqipëri-Luksemburg/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

June 6, 2026
Skema Kombëtare 2026 sjell ndryshime në masën 8 për mbështetjen e fermerëve, ja kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar

Skema Kombëtare 2026 sjell ndryshime në masën 8 për mbështetjen e fermerëve, ja kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar

June 6, 2026
Opozita tërhiqet nga protesta kombëtare! Berisha: Nuk rivalizojmë tubimin në Bulevard…

Opozita tërhiqet nga protesta kombëtare! Berisha: Nuk rivalizojmë tubimin në Bulevard…

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In