• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do thyhet Shkodra? Mazniku: Morëm edhe Kavajën që ishte e gjitha e djathtë

by A R
20/04/2023 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranë, Arbian Mazniku e sheh më se të mundshme thyerjen e Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

I ftuar në “Top Story”, Mazniku mori si shembull Kavajën, ku nga një bastion i së djathtës u kthye në një fushëbetejë për partitë politike pas thyerjes së PD në 2011-ën. Sipas socialistit, një strategji e fokusuar ka potencialin të sjell ndryshimin edhe në Shkodër, çka do të ishte tepër e dobishme për Shkodrën.

“Shkodra ka pasur një problem për mendimin tim. Demokratët e kanë quajtur gjithmonë si të vetën dhe kanë menduar që s’javlen të investosh. PD ka pas dhe bashkinë dhe Shkodrën 8 vjet dhe nuk bëri ndonjë gjë të madhe me idenë se, hajde mo se tonat janë, le të investojmë diku tjetër”- tha Mazniku.

Pjesë nga debati:

Mazniku: Thyerjet janë shumë të vështira. Madje edhe në SHBA kur bëhen zgjedhjet kemi shtete blu edhe të kuqe, ku shtetet blu janë sistematike dhe njerëzit e dinë që nuk ka nevojë të bësh fare fushatë atje sepse do të fitojnë demokratët, apo nga ana tjetër zona të kuqe ku fitojnë gjithmon republikanët.

E njëjta gjë ndodh në Angli, apo Itali ku e majat apo e djathta fiton.

Duma: Po pra, është ajo që me batutë thonë “s’duam ujë as drita, vetëm ju të jeni mirë.”

Mazniku: Kjo është statuquo-ja, ky është sistemi. Por nuk janë të rralla rastet kur këto sisteme janë thyer dhe pasi janë thyer kanë treguar edhe vijueshmëri. Mua më pëlqen të tregoj shpesh historinë e Kavajës.

Kavaja ishte një zonë që deri para 12-13 vjetësh raporti midis PD dhe PS ishte 4 me 1. Po ashtu, në atë kohë Kavaja ishte zona me numrin më të ulët të pjesëmarrësve në zgjedhje, ku demokratët dilnin të organizuar, ndërsa socialistët nuk bënin fare fushatë sepse e dinin si do të ishte rezultati i zgjedhjeve. Pra ishte krijuar një cikël që votonin gjithnjë e më pak njerëz por në grupe gjithnjë e më shumë solide. Pasi ndodhi një ndryshim pas thyerjes së 2011-ës, nga ai moment e tutje Kavaja u kthye në një fushëbetejë mes të majtës dhe të djathtës.

Pra nuk është e djathtë, në raportin 75 me 25, por një zonë marxhinalisht e djathtë në raportin 54/46. Arsyeja pse tregojë Kavajën është sepse unë mendoj se një trend i ngjashëm ndërmjet një strategjie të fokusuar ka potencialin të ndodhë edhe në Shkodër. Çka do të ishte e dobishme edhe për Shkodrën.

Shkodra ka pasur një problem për mendimin tim. Demokratët e kanë quajtur gjithmonë si të vetën dhe kanë menduar që s’javlen të investosh. PD ka pas dhe bashkinë dhe Shkodrën 8 vjet dhe nuk bëri ndonjë gjë të madhe me idenë se, hajde mo se tonat janë, le të investojmë diku tjetër.

/a.r

Next Post
Gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e bashkisë Durrës, zbulohet arsyeja e vendimit

Kandidatja e PS-së për Durrësin: Këto janë 2 projektet e mia të mëdha për bashkinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In