• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

by E B
05/05/2026 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur sot që Sali Berisha të jetë kandidati I vetëm në garë në zgjedhjet e 23 majit për drejtimin e partisë.

Juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka sqaruar procesin për dorëzimin dhe miratimin e kandidaturave për drejtimin e partisë më të madhe opozitare, duke konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se Ervin Salianji nuk është më anëtar i PD-së.

Ivi Kaso është shprehur nga selia blu se kandidatura e Sali Berishës plotësonte të gjitha kriteret e përcaktuara në vendimmarrjen e datës 18.03.2026 të Komisionit të Organizimit dhe të Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që kishin të bënin me atë të qenies në radhë të parë anëtar i Partisë Demokratike, më pas eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar dhe rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike për kauzat qytetare dhe politike, si dhe kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit 138/2015, pra të integritetit të personave që zgjidhen, që emërohen në funksione publike.

“Theksoj se të gjitha këto kritere, për që i përkasin garës së datës 23 maj, janë të njëjtat kritere të cilat po ky komision, KOKOE-ja, dhe Partia Demokratike ka aplikuar edhe në garën për kryetar të Partisë Demokratike të vitit 2022, ku zoti Berisha garoi përballë një kandidati tjetër. Pra nuk ka asnjë kriter shtesë në raport me kriteret e katër viteve më përpara”, ka thënë ai.

Sipas Ivi Kasos, Komisioni njëzëri ka vlerësuar se Sali Berisha i plotësonte të treja këto kritere, ndërkohë që dy kandidatët e tjerë, pavarësisht se plotësonin kushtin e të qenit anëtarë të Partisë Demokratike, si zonja Sela dhe zoti Mulaj, nuk plotësonin kriteret e tjera përsa i përket eksperiencës së tyre drejtuese në strukturat qendrore dhe vendore të Partisë Demokratike për një periudhë 10-vjeçare, dhe për këtë arsye u konsideruan të papërshtatshme nga KOKOE-ja dhe u konsideruan gjithashtu të papërshtatshme dhe nga kryesia e Partisë Demokratike për të garuar.

“Përsa i përket kandidaturës së ish-deputetit Salianji, i cili ishte një nga kandidaturat të cilat mediatikisht është promovuar si kandidaturë ose aplikim i vlefshëm në garën për kryetar të Partisë Demokratike, KOKOE-ja vlerësoi se ky kandidat nuk plotëson kushtin thelbësor, atë të qenies anëtar i Partisë Demokratike, pasi me veprimet e tija dhe me aktet e veta politike, është në shkelje të Kodit të Etikës së Partisë Demokratike, nenit 10 të tij, si dhe të nenit 24 të statutit të Partisë Demokratike, përsa i përket lidhjeve të papërshtatshme me eksponentë të krimit të organizuar, çka e bëjnë automatikisht jo anëtar të Partisë Demokratike”, vijon reagimi i Ivi Kasos.

Juristi i Partisë Demokratike njofton se në mbledhjen e sotme kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar kandidaturën e zotit Sali Berisha si kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e datës 23.5.2026.

Next Post
“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlorë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Vlorë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

May 5, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Burgjet plot

May 5, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës: S’ka mungesë karburanti, fluturimet vijojnë normalisht pavarësisht krizës në Europë

May 5, 2026
Sulmet izraelite, rreth 3 mijë persona të vrarë në të gjithë Libanin

Sulmet izraelite, rreth 3 mijë persona të vrarë në të gjithë Libanin

May 5, 2026
Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh

Drejtonte në gjendje të dehur furgonin me 13 nxënës, ndalohet shoferi në Belsh

May 5, 2026
“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

“Kemi mënyra të tjera për të goditur SHBA”, Irani ashpërson tonet ndaj Donald Trump, sinjale për përshkallëzim në Hormuz

May 5, 2026
Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

Kryesia e PD mbyll çdo skenar! Sali Berisha mbetet i vetëm në garë për kryetar, Ervin Salianji zyrtarisht jashtë partisë

May 5, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

May 5, 2026
“Eja të hash grosh”, gazetarja tallet hapur me Sali Berishën pas sulmeve në konferencë

“Eja të hash grosh”, gazetarja tallet hapur me Sali Berishën pas sulmeve në konferencë

May 5, 2026
Qeli “all inclusive”

Qeli “all inclusive”

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In