• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufizohet praktika “arrest në burg”, ministri Gogu: Vendimi na çon drejt standardeve europiane

by E B
05/05/2026 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një intervistë për Report TV deklaroi se Tirana do të jetë mikpritëse e sesionit hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, një nga forumet më të rëndësishme globale të jurisprudencës, duke theksuar se Shqipëria po hyn në një fazë të re në arenën ndërkombëtare të drejtësisë.

Gogu u shpreh se organizimi i këtij eventi në Tiranë nuk është rastësor, por lidhet drejtpërdrejt me rezultatet e reformës në drejtësi gjatë dekadës së fundit.
“Shqipëria nuk është më një vend që kërkon modele, por një vend që ka reformuar sistemin e vet dhe tani kontribuon në dialogun global për sundimin e ligjit”, u shpreh ministri.
Ai theksoi se në fokus të diskutimeve do të jetë roli i drejtësisë për qytetarin, duke nënvizuar se sfida kryesore mbetet garantimi i proceseve më të shpejta, vendimeve më të drejta dhe mbrojtjes së lirive individuale.

Sa i përket zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë, Gogu vlerësoi vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për masat e sigurisë, duke theksuar se ai e afron Shqipërinë me standardet europiane.

Sipas tij, vendimi përcakton qartë se arresti me burg nuk duhet të jetë rregulli, por përjashtimi, dhe se gjykatat duhet të arsyetojnë në mënyrë të detajuar përdorimin e tij, duke shqyrtuar më parë masat alternative. Sipas tij, “Në fund nuk i mbetet të pandehurit për të thënë pse nuk duhet të shkojë në burg, por duhet të jetë prokuroria që duhet të thotë pse masa e arrestit është masa e përshtatshme.”
Ministri bëri të ditur gjithashtu se po punohet për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë, për të adresuar nivelin e lartë të paraburgimeve dhe për të forcuar garancitë proceduriale për qytetarët.

Në lidhje me ngjarjen tragjike të Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë, Gogu u shpreh se Ministria e Drejtësisë po analizon masat dhe standardet europiane. Ai vuri në pah se praktika gjyqësore tregon si ndëshkime të ashpra ashtu edhe raste me shoferë të dehur “që ia hedhin paq.” “Do të shohim nëse ka vend për t’iu drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për të shqyrtuar raste të ngjashme,” theksoi Gogu.

Sipas Ministrit Gogu, “Jo domosdoshmërisht ashpërsimi i dënimeve e zgjidh problemin. Ne synojmë parandalimin, përmes një qasjeje të gjithanshme që përfshin drejtësinë, institucionet dhe ndërgjegjësimin qytetar”, theksoi ai.

Ministri paralajmëroi se në javët në vijim do të prezantohet një paketë masash ligjore dhe administrative për të parandaluar tragjedi të tilla dhe për të rritur sigurinë në rrugë.

Next Post
Alesia Balliu akuza ndaj Shkëlzen Berishës: U sulmova me urdhër të tij, do përballem deri në fund

Alesia Balliu akuza ndaj Shkëlzen Berishës: U sulmova me urdhër të tij, do përballem deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
VIDEO/ Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

VIDEO/ Rama flet nga Rinasi: Rasti i Vlora Hysenit i ka lënë pa fjalë partnerët! SHISH u bë target thashethemesh

September 27, 2026
“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

“No Guns 5”, pranga 66-vjeçarit në Fier, iu gjetën me armë zjarri automatike në banesë dhe municion

September 27, 2026
Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com