Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International ka kërkuar hetime për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës, në lidhje me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së shtunë. “Nga fotot dhe videot që kemi parë duket se Policia e Kosovës përdori forcë të tepërt gjatë operacionit për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes në zyrat e kësaj partie gjatë ditës së shtunë”, ka thënë Sian Jones, hulumtues i Amnesty International për Kosovo 2.0.
“Ne jemi në proces të mbledhjes së informatave të mëtutjeshme, por i bëjmë thirrje Mekanizmit Parandalues Nacional që menjëherë të hapë hetime mbi sjelljen e policisë, dhe çdo akuze individuale për keqtrajtime”, ka thënë Jones më tutje.