Bukuroshja shqiptare e cila këtë vit përfaqëson Kosovën në Miss Earth, së fundmi ka publikuar një fotografi të re ku gjendet në një kuzhinë. Kaltrina Neziri përmes mbishkrimit në këtë foto ka përshëndetur botën dhe Kosovën. Ajo ka treguar që sot ajo ka gatuar për refugjatët në Austri, raporton Indeksonline.
Bukuroshja nga Kosova është njëra ndër vajzat më të pëlqyera në këtë konkurs bukurie.