Rreth 1.8 miliard myslimanë në gjithë botën janë duke u përgatitur për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, ndonëse në kohë të koronavirusit, çka ka shtyrë autoritetet nga Maroku deri në Indonezi, që të angazhojnë forca policore për të kufizuar lëvizjet e besimtarëve.
Në gjithë botën myslimane është regjistruar numër më i vogël i të infektuarve dhe të vdekurve nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, ndonëse qasja në informacione kanë qenë e vështirë për t’u siguruar në disa vende.
Pandemia kësaj here ka ndryshuar disa tradita shekullore të myslimanëve për Ramazan, pasi xhamitë janë mbyllur dhe janë vënë ndalesa për lutje të disa personave bashkë.
Varësisht prej shtetit, fillimi i muajit hënor fillon më 23 prill apo 24, çka nënpunon se myslimanët duhet të heqin dorë nga ushqimi, pijet, konsumimi i duhanit dhe marrëdhëniet seksuale nga lindja në perëndim të diellit.
Kufizimet e lidhura me koronavirus janë duke prekur edhe bizneset, të cilat zakonisht kanë qarkullim të shtuar, pasi njerëzit blejnë sasi më të madhe të ushqimit.
Këto ndalesa janë duke pasur ndikim edhe në bamirësi, ndonëse shumë shtete kanë zhvilluar mënyra për t’iu siguruar ushqimin atyre që kanë nevojë.
Disa shtete si Turqia, Egjipti dhe Arabia Saudite kanë mbyllur xhamitë, derisa shumë klerikë fetarë kanë bërë thirrje për t’u lutur nga shtëpitë.
Përgjatë Muajit të Ramazanit, shumë xhami do të transmetojnë online lutjet dhe ceremonitë tjera fetare./REL
g.kosovari