Masakra në Mamurras, shkon në tre numri i të arrestuarve
Policia jep detaje të reja në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur mesditën e 23 shtatorit në hyrje të qytetit të Mamurrasit. Dy persona të tjerë janë arrestuar përveç Enrik Mamlit, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. Ndërkohë nga përplasja mbetën të plagosur 3 persona të tjerë.
Te arrestuar së bashku me Enrik(Elton) Dodë Mamli,28 vjeç,,banues në Zhejë,Kurbin janë dhe Taulant Sami Bebri(Arjan Sami Tafa),26 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin e Dorjan Ndue Mamli, 31 vjeç,banues në Zhejë,Kurbin.
Filloi procedimi penal,është bërë shpallja në kerkim-policorë dhe punohet për kapjen e shtetasve:
1.Tom Dodë Mamli, 33 vjeç,banues në Mamurras,Kurbin.
2.Paulin(Roland) Dodë Mamli,29 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.
3.Gentjan Murat Elezi(Tafa),30 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin.
Më datë 23.09.2015,rreth orës 11.30, shtetasit Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik(Elton) Mamli kanë rrahur dhe goditur me sende të forta shtetasin Dorjan Mamli,pasi ky kishte ndërhyrë për te negociuar konfliktin që kishte shtetasi Enrik Mamli me shtetasin Edmond HasanTafa, djalin e xhaxhait te Naim Tafes.
Në momentin që vëllezërit Mamli po largoheshin me mjetin Range Rover me targa AA 481 JT janë goditur duke u përplasur nga mjeti Benz me targa AA 077 CN në të cilin lëviznin shtetasit Gentjan Elezi, Taulant Bebri(Arjan Tafa) dhe Naim Tafa.
Pas përplasjes së automjeteve personat që ndodheshin në të dy automjetet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Naim Idriz Tafa,35 vjeç, banues në Mamurras,Kurbin, dhe janë plagosur shtetasit:
1.Altin Llesh Çoku,30 vjeç,banues në Kurbin.
2.Idriz Elez Tafa,59 vjeç,banues në Mamurras.
3.Taulant Sami Bebri(Arjan Tafa),26 vjeç,banues në Mamurras,Kurbin.
4.Besim Sali Xhetani, 68 vjeç, banues në Mamurras, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
“Shtetasit Idriz Elez Tafa, Besim Sali Xhetani dhe Altin Llesh Çoku kanë që kalimtarë të rastësishëm dhe nuk kanë lidhje me ngjarje.
I demtuar fizikisht ka mbetur edhe Dorjan Ndue Mamli,31 vjeç,banues në Zhejë,Kurbin, por jo me arme zjarri por si shkak i konfliktit me kusherinjte e tij.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja armësh zjarri mod.56 kalibër 7.62 mm, 4 predha armësh zjarri,telefona celularë,dy automjetet dhe një armë zjarri automatik mod.56 pa numër(fshirë) me dy karikatorë me nga 30 fishekë mod.56 armë e cila iu kap shtetasit Enrik Mamli.