• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përgjigjja policeske është e gabuar”, Artan Fuga kundër mbylljes së “TikTok”-ut

by S T
22/11/2024 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimet e qeverisë në përgjigje të fatalitetit të 14-vjeçarit për  kufizimin e përdorimit të botës online nga të miturit e deri në masën drastike për mbylljen e TikTok-ut dhe Snapchat-it e forcimin e mbikëqyrjes me kamera, profesori Artan Fuga nuk i sheh si zgjidhje.

 “Përgjigja policeske është e gabuar, e dëmshme. Të shtohen kamerat në korridore, po deshët e në WC e shkollave, apo të monitorohet mësimi në klasa, të themi të bëhet një Big Brother, të vihen detektorë metali, të zhduken telefonat nga duart e adoleshentëve. Jo nuk është kjo politika, kjo do ishte politikë represioni”, u shpreh Fuga.

Virtualiteti është realiteti i të rinjve për akademikët. Ndaj edukimi për një internet të sigurt është i rëndësishëm dhe jo bllokimi i kësaj hapësire.

 “Revolta e adoleshentëve ndaj botës së të rriturve është jashtëzakonisht e madhe. Dhe ti i thua që po të mbyll këtë rrjet ku ata komunikojnë? Po mirë po sikur të rinjtë të na thonë po ju mbyll televizionet, po ju mbyll parlamentin… Unë për vete me studentët e mi politikën e kam te hapja e tyre te webi, rrjetet sociale. Pse? Se ti po si përdore këto rrjete sociale për kulturimin e tyre, ti ke braktisur fushën ku ata veprojnë”, tha ai.

Por profesor Fuga sheh të nevojshëm krijimin e një institucioni të ri ndëshkues për krimet online.

“Nuk mjafton policia rrugore, as e doganës, as policia e shtetit, as ajo private. Patjetër duhet të ndërtohet policia kibernetike. Kush ka fjalë dhune, akuzon pa të drejtë, shpif ti shkojë nesër policia… jo ta fus në burg, por të ketë gjoba të rënda!”, shprehet Fuga.

Profesori propozon si domosdoshmëri afrimin e të rinjve me aktivitetet kulturore të detyrueshme që do i largojnë nga dhuna.

“E para njëherë të përdorim botën tonë virtuale mirë ne të rriturit. E dyta të hapim botën tonë kulturore ku të rinjtë të gjejnë akses, në art, sport, poezi, biblioteka. Ne po kërkojmë prej 15 vitesh si departament te Ministria e Arsimit të fus edukimin mediatik në shkolla.  Ka të bëjë për të ardhmen e vendit, nuk na dëgjon njeri! Për këtë unë kërkoj kush ka përgjegjësi, të jap dorëheqjen, të ik, të zhduket nga institucionet që ruajnë të mirën publike”, përfundoi Fuga.

Next Post
Me shtëpi bari në Angli, dënohen 3 shqiptarë! Si ju ikën nga duart 2.8 mln euro për shkak të një droni

Me shtëpi bari në Angli, dënohen 3 shqiptarë! Si ju ikën nga duart 2.8 mln euro për shkak të një droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

November 14, 2026
“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In