• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po me “Postbllokun” ç’patët?!

by Ben Andoni
22/11/2024 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Instalacioni “Postbllok” është dëmtuar. Një nga paretet e xhamit, që rrethon platformën e bunkerit dhe ku vizitori mund të këqyrë brendësinë e objektit, është hequr fare, kurse paretet e tjera janë dëmtuar (të krisur, mbase nga përdorimi i vazhdueshëm i forcës) dhe me sa duket shpejt do të kenë të njëjtin fat. Brenda janë shkruar slogane dhe ndotur. Shkruesi i këtyre rreshtave, që e përshkon shpesh udhën pranë, e ka konstatuar vetëm pak orë më parë, por me gjasë shumë të tjerë mund ta kenë pikasur shumë më parë. Shqetësues nuk është vetëm dëmtimi dhe indiferenca e strukturës që merret me mbarëvajtjen e veprave monumentale, por ashpërsia e individit tonë përballë tyre. Kuptohet se monumentet dhe instalacionet nuk kanë gojë, nuk kanë ruajtje specifike, apo rrethim, por janë aty të dëshmojnë pjesë të historisë sonë, për të cilën jemi shumë “krenarë”. Më së shumti në stadiume dhe në rrjetet sociale, ku patriotizmi ynë është i pamatë dhe i vendosim të gjithë përfund. Në këto ditë të tronditjes, ku çdo gjë e ka sfumuar vdekja e një të riu 14-vjeçar, apo ngjarjeve të rënda kriminale ngado, një gjë të bën përshtypje të thellë, nga ku buron kjo egërsi e individit tonë, ndaj veprave të tilla? Pse na vret e bukura? Pse e përçmojmë të veçantën?  Pse nuk mundemi t’i mirëmbajmë, thjesht duke mos i dëmtuar?! Pse nuk i ruajmë, duke u folur keqbërësve apo duke lajmëruar policinë? Pse nuk kufizohen këta të sëmurë prej urrejtjes pa objekt? Pse nuk na vret sytë, një gjë kaq e brishtë? Sa shumë ‘pse’! Dikush mund të rreshtonte edhe shumë të tjera. Nuk janë tundimet e mëdha në këtë shekull që po na shkatërrojnë, por janë pikërisht të voglat, që i hasim ngado dhe që po e zbehin demokracinë shqiptare.


Instalacioni monumental “Postblloku” ka pak më shumë se një dekadë, që ekziston në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pak metra larg monumentit të njeriut tonë të pavarësisë, Ismail Qemali. Mban si autorë publicistin e njohur Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi. Qëllimi i këtij instalacioni, që tashmë është bërë tërheqje për turistët, konsiderohet kujtimi dhe mosharresa e krimeve dhe vuajtjeve të shkaktuara nga diktatura komuniste në Shqipëri. Si datë inaugurimi e tij mbahet 26 Mars 2013. Përmbajtja e instalacionit lidhet me disa shtylla betoni, renditur njëra pas tjetrës, të marra nga Burgu i Spaçit, të cilat shërbenin si përforcim në galeritë e minierës, ku punonin dikur të burgosurit. Kurse, objekti, që po apelojmë është një bunker real, simboli i diktaturës komuniste shqiptare. Për ta bërë më tërheqës dhe për t’i dhënë dimension ndërkombëtar, autorët arritën të merrnin edhe një copë nga Muri i Berlinit (dhuratë e Bashkisë së kryeqytetit gjerman për Bashkinë e Tiranës), që simbolizon izolimin tonë në kohën e diktaturës.
Por e gjithë kjo përpjekje është zeruar nga mllefet e individëve, që tashmë nuk i bën përshtypje asgjë dhe mundohen të relativizojnë në këtë mënyrë, batërdinë mendore të tyre. Tek e fundit me “Postbllokun” ç’patët?! (Javanews)

 

Next Post
“Kemi hetuar deputetë, krerë bashkish dhe gjyqtarë”, Altin Dumani mesazh të fortë: Do godasim këdo pavarësisht pozitës që ka

“SPAK-u është i pavarur”, Dumani u përgjigjet akuzave: Nuk veprojmë mbi bazë të ngjyrave politike, por sipas ligjit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In