• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga bonuset te rritja e moshës e shtylla publik-privat, ja cilat janë opsionet që po diskutohen për skemën e re të pensioneve

by S T
22/11/2024 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministrja e Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani shpjegoi në emisionin ‘DATAROOM’ në SCAN arsyen se pse për pensionistët ekzistues, u zgjodh dhënia e një bonusi të dyfishuar për atë me pensione mbi 20 mijë lekë dhe i trefishuar për ata mbi 20 mijë lekë. Sipas Manjanit, bonusi siguron një formë alternative për të plotësuar të ardhurat e munguar për pensionistët dhe njëkohësisht për të ruajtur parimin kontributiv që është edhe parimi kryesor i skemës.

“Qëllimi i bonusit është që të mbulojë një komponent të rëndësishëm të skemës që është mjaftueshmeria. Është një formë alternativë për të plotësura të ardhurat e munguara veçanërisht të atyre që nuk kanë arritur që të mbushin vitet e plota të kontributeve” deklaroi Manjani.

Për këtë qëllim, krahas bonusit të përvitshëm të parashikuar në buxhet, qeveria pritet që në muajin dhjetor të miratojë dhe aktin normativ për hapjen e një llogarie të posaçme në Bankën e Shqipërisë që do të mundësojë krijimin e një fondi special për pensionistët, që do të ‘ushqehet’ me të ardhura që variojnë nga performanca e ekonomisë.

Skema e re e pensioneve, çfarë opsionesh po diskutohen?

Diskutimi 1-Pensioni social para moshës 70 vjeç

Një ndër propozimet e diskutuara është lidhja e pensionit social me vitet e kontributeve. Aktualisht, ky pension përfitohet në moshën 70 vjeç, pavarësisht viteve të punës. Reforma e re synon të vendosë një lidhje direkte mes viteve të punës dhe masës së pensionit social.

Po ashtu, synohet të mundësohet përfitimi i pensioni social në një moshë më të hershme për ata me më shumë vite kontributeve, pra para moshës 70 vjeç dhe ndërkohë, masa e pensionit të përfituesit të jetë reflektim i masës së kontributeve që ai mund të ketë paguar ndër vite.

Diskutimi 2-Mosha e daljes në pension

Në intervistën me gazetarin Kreshnik Kuçaj, Manjani evidentoi se një ndër propozimet e Bankës Botërore, që po asiston qeverinë shqiptare në realizimin e kësaj reforme, është edhe mundësia e rritjes së moshës së daljes në pension. Me reformën e vitit 2014, u vendos rritja graduale e moshës për burrat dhe gratë duke arritur në një barazi të moshës së daljes në pension në moshën 67 vjeçare, në vitin 2056. Manjani tha se alternativ që po mbështet qeveria shqiptare është jo rritja e mëtejshme e moshës së daljes në pension, por një përshpejtim i ritmeve të afrimit të moshës së barazimit. Kjo nënkupton se barazimi i moshës për burrat dhe gratë 67 vjeç për daljen në pension, mund të ndodhë edhe para vitit 2056, sikurse parashikohet nga reforma e vitit2014.

Diskutimi 3- Shtylla e dytë e pensioneve: Një opsion për të ardhmen

Një tjetër opsion i diskutuar është aplikimi i një skeme të kombinuar (publike dhe private) për menaxhimin e pensioneve. Kjo skemë, e quajtur shtylla e dytë, është një model i suksesshëm në disa vende dhe parashikon që një pjesë e kontributeve të investohet nga sektori privat, duke siguruar përfitime shtesë. Manjani theksoi se çdo reformë e tillë kërkon një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi, pasi shqiptarët kanë një prirje tradicionale për të lidhur përfitimet e pensioneve me sektorin publik.

Next Post
Gjendet thika me të cilën u vra Martin Cani, bashkë me të edhe çanta e shkollës së autorit

Gjendet thika me të cilën u vra Martin Cani, bashkë me të edhe çanta e shkollës së autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In