Ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” por më stadiumin “Elbasan Arena”. Ky lajm konfirmohet nga vetë Federata Shqiptare e Futbollit.
Dje është zhvilluar një takim midis kryeministrit Rama, Ministri i Brendshëm Tahiri, Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika si dhe Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka.
Mesa duket pas këtij takimi, është takimi është vendosur që ndeshja për eleminatoret e Francë 2016 nuk do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës, por në “Elbasan Arena”, e kjo sepse sipas FSHF, kështu ka vendosur UEFA e cila pretendon se ky stadium nuk është testur më parë, ndaj dhe s’mund të zhvillohet ndeshja aty.