Më shumë se 50 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë do të jenë me detyrë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 23 prill në Francë, raporton (AA). Ministri francez i Punëve të Brendshme, Matthias Fekl, në një deklaratë për gazetën “Le Journal du Dimanche” ka theksuar se kërcënimi nga terrorizmi në vend vazhdon dhe se ndodhet në nivel të lartë.
Duke vënë në dukje se për shkak të aktiviteteve terroriste në muajin mars në Francë janë arrestuar 19 persona Fekl tha se “nuk tolerohet asnjë kërcënim”.
Fekl ka njoftuar se 50 mijë forca të policisë dhe xhandarmërisë do të jenë me detyrë në raundin e parë të zgjedhjet presidenciale që do të mbahet më 23 prill në Francë, dhe në raundin e dytë që do të mbahet më 7 maj në rast se nuk arrihet shumica e nevojshme. Në raundin e parë të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën e ardhshme pritet që në afërsisht 67 mijë qendra votimi të votojnë 47 milionë votues.