40 persona kanë gjetur vdekjen nga përmbytjet masive në Iran, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrëshqitjeve të tokës në pjesën veriperëndimore të vendit.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë pamjet apokaliptike të përmbytjeve. Rrugë janë shkatërruar, ndërsa shihet asfalti duke u shkëputur. Një burrë dhe një grua janë bllokuar në çatinë e një kamioni, ndërsa mjeti u rrëmbye nga uji. Për fat të mirë, çifti arriti të mbijetonte.