Pavarësisht se Bashkia e Tiranës paralajmëroi partitë politike të heqin posterat, banderolat dhe flamujt nga ambientet publike të kryeqytetit askush nuk e ka ‘vënë ujin në zjarr’. Në njëftimin zyrtar të Bashkisë theksohej se nëse nuk zbatojnë ligjin subjektet politike dhe kandidatët do të gjobiten.
Megjithatë nga një vëzhgim në disa rrugë kryesore dhe dytësore të kryeqytetit kupton se pothuajse të gjitha subjektet nuk e kanë zbatuar afatin prej 24 orësh.
Megjithëse fushata elektorale ka përfunduar, posterat, banderolat apo flamujt e subjekteve politike vazhdojnë që të jenë të ekspozuar në ambientet publike të Tiranës. Ligji parashikon që ato të hiqen menjëherë pas përfundimit të fushatës.