Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka dijeni ku ndodhet aktualisht ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili prej disa muajsh ndodhet në arrati.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama u shpreh se komunikimi i fundit me Ahmetajn ka qenë para shumë kohës, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se inceneratorët janë një punë e mirë që edhe po të rikthej sërish do ta bëntë.
I pyetur nëse ka frikë nga SPAK, Rama u pergjigj, jo sepse nuk duhet te kene frike ata qe firmosin, por “frikë duhet të ketë ai që tradhton ata që i kanë dhënë pushtetin e firmës”.
PJESE NGA INTERVISTA
Ku është ish zv.kryeministri juaj, keni dijeni?
Edi Rama: Fare
Kur keni komunikuar për herë të fundit me Ahmetajn?
Edi Rama: Shumë kohë më parë
A e dinit ju për lidhjet e tij me bosëve të inceneratorëve?
Edi Rama: Unë ta kam thënë që 100 herë do ta bëjë prapë po të kthehesha.
Aferat nuk janë pjesë e qëllimit të përbashkët, as e planit të punës dhe as e gjithë atij mundi që është bërë. Nuk janë aferat që e kanë pastruar Tiranën apo Elbasanin, por është ajo gjëja atje
Dikush që kërkon të bëjë një rrugë e dy punë, nuk vazhdojnë rrugën e përbashkët por ikin dikur tjetër.
A është çështja e inceneratorëve aferë korruptoive?
Edi Rama: Aferat korruptive brenda asaj pune të madhe është një aferë korruptive e cila është qartësisht një aferë korruptivem të cilën po merret një organ që ne e kemi krijuar.
A jeni i nervozuar me SPAK?
Edi Rama: Unë jam frymëzues i SPAK që ti nxjerr ujin e zi cdo gjeje që ka marrë ujin e zi në kurriz të shqiptarëve.
A keni frikë ju nga SPAK?
Edi Rama: Pse duhet të kem frikë nga SPAK?! Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata që i kanë dhënë pushtetin e firmës. Sa kohë ti nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh të mira materiale nuk ke pse ke frikë./m.j