Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy shoferët e autobusit, që vinte nga Italia dhe në brendësi të tij u gjetën të fshehura mbi 176 mijë euro.
Sakaq, Ardian Bello, shoferi i dytë i autobusit ka marrë përsipër sasinë e eurove. Ai është shprehur se paratë i ka marrë tek persona të ndryshëm në Itali dhe për transportin merrte një përqindje të caktuar.
“Eurot i kam marr te persona të ndryshëm në Itali për t’i sjellë te familjarët e tyre këtu në Shqipëri. Për transportin e eurove merrja një përqindje”, tha ai.
“Unë kam vetëm pak ditë që kam filluar punë si shofer i dytë i autobusit. Nuk kam dijeni për eurot”, tha ai.
/f.s