Ish-kryeministri Sali Berisha vijon shqetësimin për Arben Ahmetaj duke thënë sërish se ai ka marrë kërcënime për jetën. Por ku bazohet Berisha këto deklarata? Si gjithmonë Berisha deklaratat e tij ia vesh ‘qytetarit dixhital’, që në fakt shumë raste të tilla ish-kryeministrit i kanë rezultuar gënjeshtra. Madje Berisha tha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se nuk ka komunikuar me Ahmetajn, por e la të hapur mundësinë e komunikimit me të, duke thënë që ai mund t’i shkruajë në telefonin e tij.
Jo. Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejtë me Ahmetaj. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari dixhital. Këto akuza qytetari dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë sigurisht jam i ndjeshëm, se Ahmetaj u largua duke paraqitur mesazhet kërcënuese që i ishin dërguar. Këto mesazhe prokuroria duhej t’i hetonte gjeri më ni,a po ishin pjesë e skenarit të largimit të tij. Por di të them se Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët iu ka rrëfyer se është akuzuar madje edhe nga kriminelë të qelive të burgjeve”, tha Berisha.
Ish-kryeministri vijon me aludimet e tij, duke thënë se burime të besueshme i kanë thënë se janë lëshuar urdhër arrestet për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten e tij, Albin Mançka.
“Për të dy zonjat, ish bashkëshorten dhe bashkëshorten, burime të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër arresti. Të sillet, Rama, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi të lirë, që janë akuzat e kësaj vjedhje, kjo është një akt që dëshmon çështjen, ta serirësh sikur nuk është. Përpjekja është kjo, Ahmetaj të paraqitet si truri dhe Mirel Mërtiri e Zoto si dy kryesorët dhe qarku të mbyllet me këta tre persona. Ky është mashtrim i shekullit. Unë e them këtë me përgjegjësi absolute se kushdo tjetër”, tha Berisha.
Berisha vijon me aludimet e tij, duke thënë se burime të besueshme i kanë thënë se janë lëshuar urdhër arrestet për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten e tij, Albin Mançka.