Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të riçelë hetimin administrativ për Elisabeta Imerajn dhe marrjen e provave të reja të kërkuara prej saj.
KPA vendosi të mos pranojë pyetjen si dëshmitarë të familjarëve të Imerajt, për të dëshmuar lidhur me zgjidhjen e martesës, pasi aktet në dosje përmbajnë dokumentacion të mjaftueshëm për këtë fakt.
Nuk pranohet pyetja si dëshmitare në trupën e KPK të rastit të saj dhe Teo Jacobs.
KPA nuk pranon dëgjimin në KPA të regjistrimit audio të seancës së mbajtur në KPK për Imerajn.
Sipas KPA-së gjetjet e vëzhguesit ndërkombëtar përbëjnë provë në vetvete dhe si të tilla do t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor.
g.kosovari