• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pjata me shqiponjë e Skënderbeu janë me ne kudo ku mbartemi”/ Rrëfimi i shkrimtares: Çfarë do të thotë për mua të jem bijë e një nëne arbëreshe

by Java News
02/01/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtarja Barbara Gabriella Renzi është e bija e një gruaje arbëreshe me fisnikëri të rrallë, Elsa Musacchio Renzi, nga Portkanuni (Portocannone) i Molise-s.

Elsa, prej dekadash punon për të mbrojtur, mbështetur e popullarizuar traditat unike të komunitetit të saj, tradita me të cilat, jeton dhe i shijon me gëzim të ripërtërirë çdo ditë.

Këtë dashuri ia ka përçuar edhe vajzës së saj Barbara, e cila, pohon se “Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re”.

Çfarë do të thotë për mua, që të jem bijë e një nëne arbëreshe?

Nga Barbara Gabriella Renzi

Nuk dua ta nis me përkufizime ose me lista fjalësh, mbiemra të tillë që të përkufizojnë fëmijërinë time ose karakterin e sime mëje.

Po ju tregoj virtualisht muret e shtëpisë sime. Jo të asaj të tanishmes, meqë para pak kohësh kam lëvizur në Berlin dhe jam ende e rrethuar nga një rrëmujë kutish. Por në të gjitha shtëpitë ku kam jetuar më parë, gjithnjë kam pasur një pjatë druri, të varur në një cep: një send që ma ka sjellë nëna. Paraqet një shqiponjë me dy krerë.

Po të shkojmë në kuzhinë, kam në frigorifer një magnet, me kokën e Skënderbeut. Dhe kur kalojmë në dhomën e gjumit dhe hapim një kuti druri, gjejmë aty ca gjëra të çmuara, një palë vathë prej argjendi, të punuara me filigranë. Gjejeni se nga vijnë?

Kur i kërkuan tim biri të shkruante një hartim për një personazh historik të rëndësishëm, gjejeni kë zgjodhi? Aq shumë patën ndikuar tek ai rrëfimet e gjyshes, sa edhe zgjodhi të shkruante për Skënderbeun.

Pasi jetova shumë vjet në Mbretërinë e Bashkuar, u transferova në Gjermani. Im bir, në shkollë, nuk gjeti ambient dhe aq të qetë – asgjë alarmante, gjëra që ndodhin. Por, ai e gjeti rrugëdaljen kështu: u lidh menjëherë me dy fëmijë shqiptarë, Arbër dhe Marko, që ia bënë ditët më të lehta, madje edhe zbavitëse.

Në Këln pata rastin të njihem me një zonjë italiane shumë të këndshme, me të cilën u afruam shpejt. Jo ngaqë kemi shumë interesa të përbashkëta, por ngaqë më tërhoqi shumë, për një arsye që në fillim nuk e kuptoja. Pas ca kohësh që takoheshim dhe rrinim bashkë, zbulova që ishte arbëreshe!

Përfytyroni si mbeta gojëhapur. Gjithnjë kisha kujtuar se ishte kalabreze, por pastaj, rastësisht, e dëgjova të bisedonte me një të familjes së vet… dhe e zbulova se ishte arbëreshe.

Ja çfarë do të thotë, të jesh bijë e një gruaje arbëreshe: të jesh pjesë e një kulture dhe ta gjesh veten gjithnjë pjesë të asaj kulture, edhe kur nuk e vë dot re.

Nëna ime e mësoi italishten, kur shkoi të banonte në Romë: gjuha e saj është ai dialekt i lashtë i shqipes, që flitet në Portkanun. Është krenare për kulturën e saj dhe për trashëgiminë e saj.

Të jesh bijë e një gruaje arbëreshe, do të thotë ta bashkëndash gjithë këtë.

©Barbara Gabriella Renzi & Peizazhe të fjalës™. Përktheu nga italishtja AV. diapsorashqiptare

Next Post
“Kokaina e kapur në Vaqarr, sasia mund të ketë qenë më e madhe!”/ Hetuesit, dyshime për heqjen e lëndës narkotike gjatë rrugës

“Kokaina e kapur në Vaqarr, sasia mund të ketë qenë më e madhe!”/ Hetuesit, dyshime për heqjen e lëndës narkotike gjatë rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Interes i ulët për zgjedhjet në Kosovë, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

December 28, 2025
Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë, nga trupat në Novo Selo te “Portat e Korridorit VIII”

December 28, 2025
Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

Rusia e miliarderëve, oligarkët në shërbim të luftës dhe Putinit

December 28, 2025
Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

Trump vendos vijat e kuqe: Asgjë për Ukrainën pa miratimin tim

December 28, 2025
Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

Nga Pepe te protestat anti-ICE, si u shndërrua bretkosa meme e ekstremit të djathtë kundër Trump

December 28, 2025
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

December 28, 2025
Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

Lamtumirë Brigitte Bardot! Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ylli i filmave të viteve ‘50-‘60

December 28, 2025
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

December 28, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

December 28, 2025
Takim me “bluzat e bardha”, Rama: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti  i Onkologjikut na e uli kokën të gjithëve

Rama: Shqipëria e transformimit dhe drejtësisë, nuk do të ndalet nga histeritë politike dhe mediatike

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com