• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Politico, ‘shuplakë’ Albin Kurtit: Është një populist që e ka izoluar Kosovën!

by A R
28/12/2025 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas gati një viti paralize politike, Kosova u rikthehet sot kutive të votimit, në një proces që mund të përcaktojë përparim në rrugën e bllokuar drejt Bashkimit Evropian.

Zgjedhjet e shkurtit nxorën një fitues të qartë, Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila mori 42 për qind të votave. Megjithatë, ajo nuk arriti të sigurojë shumicë absolute dhe më pas dështoi të formojë koalicion me ndonjë parti tjetër.

“Partia e Kurtit e ka futur Kosovën në një izolim edhe më të thellë, pasi qasja e saj populiste e majtë dhe përpjekjet për të afirmuar sovranitetin e Kosovës në veriun me shumicë serbe kanë tensionuar marrëdhëniet si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në, duke sjellë masa ndëshkuese”, shkruan edicioni evropian i revistës amerikane “Politico”.

Në artikullin e publikuar online, theksohet se asnjë nga partitë kryesore opozitare nuk bashkëpunoi me Vetëvendosjen, as nuk i mbështeti përpjekjet e shumta të Kurtit për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Kurti madje u tërhoq nga posti i kryeministrit për të qetësuar opozitën, por pa sukses.

Kjo detyroi presidenten Vjosa Osmani të shpallë zgjedhje të parakohshme, të shtatat që nga pavarësia. Para votimit të së dielës, partitë opozitare si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk dhanë ndonjë sinjal se do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kurtit.

“LDK, PDK dhe AAK e shohin Kurtin si një populist që ka dëmtuar marrëdhëniet me Perëndimin dhe ka sabotuar anëtarësimin në NATO dhe procesin e integrimit në BE”, nënvizon Politico.

Ekziston mundësia që të tri partitë opozitare të formojnë një koalicion për të shmangur një tjetër bllokadë politike. Megjithatë, deputetja Blerta Deliu-Kodra nga PDK i tha Politico-s se “mbetet të shihet se cilët do të jenë numrat”, megjithëse ajo pret që të formohet një qeveri pa Kurtin si kryeministër.

Nga ana tjetër, zëvendësministrja e jashtme në detyrë dhe kandidatja e Vetëvendosjes për deputete, Liza Gashi, tha për Politico se partia pret mbështetje të gjerë publike.

Në sfondin e kësaj krize politike, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE mbetet “në sirtarët e Bashkimit Evropian”. Kosova aplikoi në vitin 2022, por që atëherë është shënuar pak përparim.

E nëse vendi dështon sërish të formojë qeverinë, Kosova rrezikon të humbasë qasjen në Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor, pasi duhet të zbatojë reforma për të zhbllokuar fondet.

Në tablonë e përgjithshme nuk mungojnë serbët.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se shpreson “për një fitore të madhe dhe domethënëse” për partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, Listën Serbe, duke pritur që ajo të sigurojë mandate për të “përfaqësuar interesat e serbëve, jo të Albin Kurtit”.

BE-ja ka tentuar të përmirësojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të Dialogut; megjithatë, pavarësisht disa vite bisedimesh, ky ndërmjetësim ka prodhuar pak rezultate konkrete.

Next Post
I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

I gjendet kanabis dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shehaj dhe Qori janë ANTIFA shqiptare”/ Idajet Beqiri hedh akuza të forta: Berisha mban grupet e zjarrit!

October 22, 2026
Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

October 22, 2026
Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

Bordi Drejtues i PISA-s në Tiranë/ Kumbaro: Siguria dhe mirëqenia e nxënësve në qendër të përgjegjësisë së këtyre ditëve

October 22, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

Pas 18 vitesh nga licencimi, projekti eolik 72 MW në Konispol ndryshon planin e ndërtimit

October 22, 2026
Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

Alarm në fluturimin drejt Gjermanisë, pasagjerët vjellin në bord, dyshohet për përhapjen e norovirusit

October 22, 2026
“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

October 22, 2026
Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In