Idajet Beqiri thotë se protestuesit “flamingo” u paguan nga serbo rusë dhe xhihadistët e Iranit, ndërsa protesta studentore, po mbahet nga Agron Shehaj dhe Arlind Qori, të cilët i konsideron antifa e Shqipërisë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Sali Berisha mban grupet e zjarrit.
Ndër të tjera, Beqiri shtoi se Shehaj paguan analistë në televizione.
“Kam theksuar se investimi, subvencionimi i tyre bëhet nga serbo rusët, nga qarqe të caktuara serbe dhe xhihadistët e Iranit. Kanë sjellë sasi të konsiderueshme lekësh. Kur vlaga e flamingove nuk dha suksesin e tyre, tani kanë ngelur edhe në këtë të ashtuquajturën protestë e studentëve, e shikoni që ka ngelur një numër i vogël dhe këta mbahen me yzmeqarë me bukë në gojë, nga dy, të ashtuquajtura forca politike, por që janë antifa e Shqipërisë, prej Agron Shehajt dhe Arlind Qorit. Qori nuk ka lekë, por Arlind Qorit i vjen antifa ruse, edhe siç i erdhën në datë 2 tetor, i ka ardhur për në 24 tetor, të cilën do ta bëjë me Saliun këtë radhë, këtë antifa. Sali Berisha është kryesori, mban këtë grupin e zjarrit. I paguajnë, i nxitin. Agron Shehaj paguan edhe mjaft analistë në televizione, Janë të punësuar mirë, sa paguhet një deputet, aq marrin këta analistë për çdo fjalë në çdo emision. Për këta të dhunshmit, pagesa është sa s’ka ku të shkojë më. Berisha i mori përsipër shpenzimet e tyre”, theksoi ai.











