• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kokaina e kapur në Vaqarr, sasia mund të ketë qenë më e madhe!”/ Hetuesit, dyshime për heqjen e lëndës narkotike gjatë rrugës

by Java News
02/01/2022 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre personat e arrestuar pas sekuestrimit të 119 kg kokainë në një kontejner me banane më 30 dhjetor, në një magazinë në Vaqarr, janë lënë në qeli nga gjykata këtë të dielë.

“Arrest me burg” caktoi gjykata për Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.

Kontenieri me banane ku u sekuestrua sasia e kokainës kishte ardhur nga Ekuadori në Itali e më pas drejt Shqipërisë.

Sipas Vizion Plus mësohet se shoferi Hasan Sali, rreth orës 18:16 minuta kishte shkuar në Portin e Durrësit për të marrë kontenierin me banane. Pasi u kryen kontrollet dhe rezultoi i pastër, 64-vjeçari u nis me kamion nga rruga e Romanatit për të mbërritur Vaqarr.

Por, sipas deklarimeve të dhëna, në afërsi të Romanatit, katër persona të maskuar e kanë ndaluar. Njëri prej tyre hipi në kamion dhe e kërcënoi me jetë, ndërsa tre të tjerët kontrolluan konteinerin. Por, sipas 64-vjeçarit, ata nuk mundën të gjejnë asgjë dhe u larguan me shpejtësi.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje, shoferi Hasan Saliu vazhdoi rrugën dhe nuk njoftoi policinë. Pak minuta më vonë, ai konstatoi se i kishte rënë njëra nga gomat e kamionit dhe kërkoi ndihmën e kolegut tjetër, 31-vjeçarit Gëzim Kalaja.

64-vjeçari ia tregoi ngjarjen një ditë më pas administratorit të kompanisë Marson Murataj. Ky i fundit njoftoi më pas policinë dhe gjatë kontrollit të konteinerit në disa prej arkave me banane u zbuluan 119 kilogramët e kokainës.

Hetuesit kanë ngritur dyshime së pari për vonesën e rrëfimit të ngjarjes nga ana e shoferit të kamionit; së dyti pse droga nuk u zbulua gjatë skanimit dhe nuk u kap në port; dhe së treti, se sasia e kokainës mund të ketë qënë më e madhe dhe se mund të jetë marrë gjatë rrugës.

Për këtë arsye, agjentët po verifikojnë dhe kompaninë që bën kontrollet me skaner në Portin e Durrësit, po nga ana tjetër po punojnë për identifikimin e katër personave që ndaluan kamionin në afërsi të Romanatit./m.j

Next Post
Muzikë pas orës policore e minorenë të punësuar, gjobitet 10 mln lekë pronari i lokalit! 8 të tjerë nën hetim nga policia

Muzikë pas orës policore e minorenë të punësuar, gjobitet 10 mln lekë pronari i lokalit! 8 të tjerë nën hetim nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

October 21, 2026
46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In