Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte ka diskutuar edhe një herë marrëveshjen me Britaninë për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë.
Çuçi është shprehur se dot ë rritur bashkëpunimi në fushën e emigracionit të paligjshëm për të parandaluar çdo linjë kriminale që mund të bëhet në këtë drejtim ku më i dukshmi është ai i trafikimit të qenieve njerëzore.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që deputetët të miratojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.
“Shqipëria dhe Britania do të forcojnë luftën kundër emigracionit të dy vendet dot ë zhvillojnë operacion kundër emigracionit. Kjo marrëveshje është në përputhje me legjislacionin vendas dhe atij ndërkombëtar. Garantimi i emigracionit të sigurtë, nga dhe përmes Shqipërisë mbetet një ndër objektivat e çështjeve të brendshme. Fenomeni i emigracionit shoqërohet dukshëm me trafikimin kontrabandë të qenieve njerëzore, në dhjetor të 2020 kemi miratuar strategjinë integrale të kufirit 2021-2027 që kërkohet që të jepet përgjigje sfidave të emigracionit. Siç e shpreha dhe në kalimin me homologen time, emigracioni i jashtëligjshëm nuk mund të shtrohet pa rishikuar problemet e atyre të ligjshëm. Kam gjetur një mirëkuptim dhe homologia është shprehur e gatshme për integrimin e shqiptarëve në Britani.
Marrëveshja që është sjellë sot në kuvend kat ë parashtruara rregullat që do të përfshijnë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe për riatdhesimin e qytetarëve, nga kostoja e transportit, te mbrojtja e të dhënave personale etj. Marrëveshja parashikon kthimin e emigranteve të paligjshëm”, ka thënë ai.
/b.h