• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera e inceneratorëve/ Tabaku: Ai Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe…

by Java News
16/12/2021 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka hedhur akuza të forta për aferën e inceneratorëve. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku përsëriti edhe njëherë se Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi.

Nënkryetarja demokrate foli me emra, duke kujtuar se para drejtësisë duhet të ishin edhe shumë të tjerë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Tabaku e cilësoi si aferën më të madhe korruptive, ndërsa zbuloi se inceneratori i Fierit, i cili nuk punon ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari.

“Asokohe pak dihej për inceneratorët, por arritëm të evidentojmë shkelje të turpshme. Ende më kujtohet me sa lehtësi, mendjemadhësi u kujtua nga qeveria deri dje. Po ta shikosh këtë aferë duket sikur është fiks sinfonia e korrupsionit. Gjithçka nisi 7 vite më parë, me 17 hapa brenda një dite të vetme. Kështu me një të rënë të lapsit kompania do të fitonte një kontratë me çelësa në dirë a asnjë eksperiencë, pajisje. Një 26 vjeçare Stela Gugallja sot është në kërkim. Mendoni që i keni parë të gjitha? Gaboheni. Edhe qeveria vendosi të abuzojë sërish, duke i dhënë një tjetër incenerator Klodian Zotos. Inceneratori deri më sot ka marrë 23 milion euro, është i mbyllur. Kur me3ndon se qeveria ka zënë mend, jep një incenerator tjetër atë të Tiranës, qershia mbi tortë. E fiton Mirel Mërtiri.

Koncesioni i incneratorëve ka njerëz me pushtet, me para të pista, ka biznesmenë në lidhje me politikanë të korruptuar. e gjithë skema e inceneratorëve nuk është gjë tjetër veçse një hartë e krimit të organizuar. Lefter Koka është përgjegjës, por jo i vetmi. Ai nuk mund ti bënte dot këto i vetëm. Duhet të ishte dhe deputeti Alqi Bllako, ashtu sikurse duhet të ishte Arben Ahmetaj. Mjafton të kujtojmë se Damian Gjiknurit ka qenë edhe ai i përfshirë. Askush nuk harron se si kryeministri doli personalisht këtu dhe në çdo media për të mbrojtur aferën. Grupi parlamentar shkoi në atë që sot është një skenë krimi, inceneratori i Elbasanit. Po kuptojmë se paska edhe hajdut 2 metra.  Duhet të ishte i gjithë grupi përgjegjës për vjedhjen e 430 milion eurove. Sot duhet të ishin para drejtësisë edhe kryetarët e bashkive. Inceneratori i Fierit ka marrë dje 500 mijë euro nga Thesari. Ka njerëz që kanë sulmuar fizikisht deputetë të PD”, -u shpreh Tabaku.

g.kosovari

Next Post
PD-ja dhe flluska e plasur e Ndragheta-s

Ndarja e PD dhe gropa elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës draftin për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

Kuvendi/ PD dhe Bardhi kërkuan heqjen nga rendi i ditës draftin për formulën e pagave të magjistratëve, mazhoranca e rrëzon! Votohen dhe dekretet e Presidentit

September 17, 2026
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka thënë se asnjë verDënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarëdikt nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës. Pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gashi tha se të njëjtit, për popullin shqiptar, janë dhe mbeten çlirimtarë. Sipas tij, beteja me Specialen do të vazhdojë edhe në apel. Reagimi i Afrim Gashit: “Në kohën kur liria e Kosovës dhe paqja e stabiliteti i rajonit ishin ende një ideal për të cilin duhej luftuar, ata patën guxim të angazhohen dhe ta marrin mbi vete përgjegjësinë historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre. Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës. Lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i atyre që e udhëhoqën dhe ishin pjesë e saj janë vetë rruga që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një epokë të re paqeje e stabiliteti në rajon. Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon. Andaj, sot është dita të qëndrojmë bashkë, me dinjitet e qetësi dhe të dëshmojmë se mendjet dhe zemrat tona janë pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre. Sepse Kosova e lirë ishte beteja më e vështirë dhe ata e fituan. Sepse Kosova e lirë është dëshmia e atij brezi që guxoi ta ëndërronte lirinë dhe njëkohësisht ngushëllimi që duhet të na mbajë të fortë përballë vendimit të sotëm dhe sfidave të tjera”.

Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

Parlamenti nis dënimin e vendimit të Hagës për liderët e UÇK, deklaratë e përbashkët! Peleshi: Verdikt i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë tonë!

September 17, 2026
Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Një ditë pas vendimit të Hagës, mblidhen sot Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

September 17, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

September 17, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

Von der Leyen prezanton planin e ri të sigurisë: Këshill Evropian, protokoll emergjence dhe më shumë kapacitete ushtarake

September 17, 2026
Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

Transportonte 4 lingota floriri dhe shuma me para cash në “Porsche”, arrestohet 30-vjeçari në Roskovec!

September 17, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Nuk më janë vënë në dispozicion të gjitha fashikujt”- Shtyhet gjyqi i themelit për Ilir Metën, ja kur do të mbahet seanca e radhës

September 17, 2026
Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Kosova nuk ka luksin të presë, duhet të reagojë!

September 17, 2026
Nipat e Agron Kapllanajt sulmuan agjentin e BKH-së dhe policinë, prokuroria nis hetimet

DOSJA/ Akuzohen se abuzuan me pronat, arrestohen2 ish-drejtorët e Kadastrës në Fier, specialisti dhe përfituesi! Prokuroria ndan detajet

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com