Kosovë/ Gjenerali i ri merr detyrën: KFOR-i, misioni më i suksesshëm i NATO-s!

Kfor

Misioni i Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë, KFOR-i është misioni më i gjatë dhe “padyshim më i suksesshmi”, tha më 15 tetor komandanti i ri i këtij misioni, gjeneralmajori Ferenc Kajari.

Gjeneralmajor Kajari nga Hungaria pranoi detyrën e komandantit të misionit të KFOR-it nga gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Franco Federici.

Sipas Kajarit, misioni i KFOR-it ofron paqe, siguri dhe stabilitet për Ballkanin Perëndimor.

“Që prej ekzistimit të KFOR-it më 1999, ka fituar respektin dhe njohjen nga të gjitha palët në Kosovë si një mision i paanshëm dhe si mision i aftë ushtarak, që është i gatshëm të veprojë kurdo që është e nevojshme, për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, tha Kajari.

Ai shtoi se pas udhëheqjes prej një viti me KFOR-in dëshiron që komanda e radhës ta marrë këtë mision po aq të aftë për të vazhduar që të ofrojë siguri në Kosovë.

Në kuadër të misionit paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR aktualisht shërbejnë rreth 4,000 ushtarë. Mandati i KFOR-it, për të ofruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, buron nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që është miratuar më 1999, pergatiti BW.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com