Trafiku i kokainës/ Lirohet me kusht babai i Arbër Çekajt, GJKKO e lë në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka marrë sot vendimin për babain e Arbër Çekajt, Selim Çekajn. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se GJKKO ka vendosur të ndryshojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke nxjerrë nga qelia Selim Çekajn.

Kështu, GJKKO ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurisë “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Çekajn, i cili kishte kërkuar lirinë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se 72-vjeçari u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej tij nga Ekuadori, u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com