• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“4 herë lutje për në parti”, Çashku i përgjigjet Demaliajt: “Shpifës”!

by Java News
17/07/2018 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas thirrjes se bere nga analisti Ilir Demalia, se duhet te kerkojne ndjese te gjithe ata qe kane bere lutje te vazhdueshme per t’u bere anetare te Partise se Punes, mes te cileve, plot 4 here edhe Kujtim Çashku, vjen reagimi i regjisorit.

“Kanë bërë lutje për t’u bërë anëtarë të Partisë Punës Shqipërisë, dhe jo njëherë Kujtim Çashku 4 here, që kanë shkruar letra për humbjen e udheheqësit tyre të dashur shokut Enver, që u përbetuan se do ta vazhdojnë rrugën e shokut Enver në ditën e mortjes, si rasti Arben Kumbaros vëllait të ministres Leze traktoristja, si edhe ata që kolliteshin ke Trungu Kalzimeve si bashkepuntorë te Syrit Vigjelent dhe instalonin gjinkallat përgjuesit), ne zhaketat e punonjësve që ndiqeshin nga sigurimi, i bëj thirrje të pastrojne ndergjegjen e të kerkojnë falje publike, e mos na hapen bythesh si antikomuniste e demokrate të medhenj”- shkruante pak dite me pare Demalia.

Regjisori Çashku i eshte pergjigjur me nje shkrim per “Panorama”, ku mes te tjerash i kerkon prere te mos shpife me.

KUJTIM ÇASHKU

Në një bombardim shpifjesh e gënjeshtrash, herë pas here shfaqet prej së largu një zë që s’pushon së shpifuri ndaj meje dhe nga ku, nga Amerika, ku shpifja s’ka kurrfarë lidhje me lirinë e shprehjes, madje dhe atje si kudo dënohet me Kod Penal. Këto rreshta po i shkruaj për Syçin (Ilir Demalian), të cilin dikur e kam pasur në një grup xhirimi në Kinostudio.

Ilir, mos shpif më nga Amerika. Unë kam jetuar e studiuar në Amerikë. Shpifja atje nuk të bën disident dhe as të ditur. Madje, mos shpif më, se shpifja nuk të faktorizon as këtu në Shqipëri, përveç kolovitjes në karuselin mediatik.

Madje sot, asnjë i mençur nuk rend më pas ndonjë guri të hedhur nga dikush… Mos shpif më, se shpifja nuk të çliron ty nga komplekset e trashëguara, helmet apo makthet shpirtërore e mendore të akumuluara ndër vite.

Mos shpif më, se nuk është shpifja ajo që mund të të bëjë ty apo këdo tjetër gazetar, shkrimtar, politikan apo qytetar fisnik. Mos shpif më, se koha e vajtojcave jashtë dhe brenda Shqipërisë, që thonë se “ai vend s’bëhet kurrë”, ka mbaruar që në shekullin e kaluar.

Ilir, mos shpif më ndaj meje. Unë njoh ligjin dhe drejtësinë si provë të së vërtetës dhe këtë do të bëj. Lëri vetes, së paku, imazhin kur këndoje ndonjë këngë popullore në autobusin e Kinostudios kur dëgjonim e kërcenim rock-un e ndaluar gjatë xhirimeve të «Balada e Kurbinit», si film anti otomano-bolshevik. Dhe tani më qartë akoma, mos shpif ndaj meje se unë, Kujtim Çashku, kurrë nuk kam qenë anëtar i ndonjë partie në atë apo këtë regjim. Kurrë nuk kam qenë në ndonjë shërbim apo bashkëpunim organesh të fshehta apo të dukshme të atij apo këtij regjimi në atë apo këtë kohë. Partia ime ka qenë dhe mbetet, arti, kinematografia dhe të drejtat e njeriut.

Pas vdekjes së Enver Hoxhës, në atë kohë disa krijues bënë kërkesë anëtarësimi në parti dhe u pranuan. Mes tyre isha dhe unë, por u refuzova. Pas saj, unë prisja çdo ditë të arrestohesha, u konsiderova me biografi të keqe. Por edhe nëse kolegë të mitë u pranuan, shpreh konsideratat për ata të cilët bënë përpjekje deri në fund në Kinostudio, që ai regjim të shembej nga brenda. Pra, qartësoj se në parti, unë nuk pranohesha, sepse mamaja ime konsiderohej si familje Stërmasi, antikomuniste. Daja im, si ish-student i “Harry Fultz”-it konsiderohej agjent amerikan. Njëri djalë i dajës i arratisur, dhe dy të tjerët në burgje. Njëherësh, me dhjetëra njerëz të mamasë u pushkatuan, u internuan, u burgosën dhe u persekutuan barbarisht nga diktatura komuniste. Po kështu, mamaja i përkiste familjes patriotike, Prezë-Kalaja dhe kushëriri e miku im, Burhan Kalaja, (ndjesë që nuk po listoj emrat e të tjerëve), që ishin të parët që thyen dyert e ambasadave me makina në qershor 1990.

Ai dhe këto njerëz të guximshëm nuk morën kurrë pozën e heronjve të përmbysjes së diktaturës. Në familjen time, babai ishte komunist i idealeve të fitores mbi fashizmin dhe nazizmin. Ai nuk bënte pjesë në nomenklaturë dhe mbeti inspirues i ndershmërisë sime. I jam mirënjohës atij, pasi na rriti dhe na edukoi me dashuri për kombin, ne pesë fëmijët e tij, në një varfëri ekstreme.

Mos shpif më, Ilir, për mua. Unë kurrë nuk kam shkruar asnjë rresht asnjëherë në asnjë artikull për vdekjen apo jetën e Enver Hoxhës. Unë kam bërë filmin artistik «Ballë përballë» me Piro Milkanin, që të fiksoja në imazhe, ty dhe kujtdo tjetër ndarjen përfundimtare nga bota bolshevike, duke përligjur në imazhe ndarjen historike për çdolloj nostalgjiku të asaj apo kësaj kohe. Imazhet e këtij filmi studiohen edhe sot, për të kuptuar dinamikën e hartave militare të botës në Mesdhe, Ballkan e kudo tjetër, sikurse po ndodh dhe me imazhet historike të filmit “Kolonel Bunker”.

Sa për Enverin, filmi “Pas vdekjes”, të cilin e realizova nën diktaturë dhe u censurua, në 1980-n kur Enveri ishte ende gjallë, ky film është i mjaftueshëm për të kuptuar ti dhe gjithë të tjerët se ç’mendoja unë për Enverin dhe diktaturën e tij.

Mos shpif më Ilir. Mua, në lëvizjen studentore, te greva e urisë së studentëve, te hedhja e monumentit të diktatorit, te forumi i të drejtave të njeriut, te burgjet ku gjendeshin të burgosurit politikë, e kudo tjetër, nuk më çoi Ramiz Alia apo ndonjë parti e majtë apo e djathtë përveçse bindja ime individuale. Unë, as Ramizin dhe as Enverin nuk i kam takuar kurrë në jetën time. Askush s’mundet, as dje e as sot të më përdorë mua, përveçse liria dhe pavarësia që kam krijuar përmbi gjysmë shekulli aktivitet intensiv, liri dhe pavarësi, për të cilën luftoj dhe punoj çdo ditë e çdo sekondë në vendin ku jetoj edhe sot.

Nuk dua të zgjatem më tej dhe të bie në kurthin e gazeta-shitjeve, anonimitetit të thashethemnajave online, apo centrifugave mediatike, por si qytetar shqiptar dhe si një Human Rights Advocate Training Program of Columbia University, di fort mirë, se çdo qytetar amerikan njeh ligjet dhe US Code për –SHPIFJEN- ku sanksionohet se çdo akt apo proces shpifjeje, akuzë e rreme, apo përgojim i ngjashëm, që pretendohet si formë e vërtetë e të shprehurit dhe si e tillë krijon dëme të reputacionit apo shqetësim emocional, duke e paraqitur personin në një dritë të rreme… dënohet. Po kështu në Kodin Penal shqiptar – Shpifja- dhe përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohen…

Koha e haxhiqamilëve, Ilir, ka mbaruar. Unë s’kam më kohë për të humbur, me shpifarakë që helmojnë çdo ditë shqiptarët dhe Shqipërinë, por personalisht jam i vendosur të bëj gjithçka për të mbrojtur të vërtetën sepse besoj tek ajo, besoj te liria, drejtësia dhe fuqia e ligjit në Amerikë, në Europë dhe tash e tutje edhe këtu në Shqipërinë tonë.

ma.me

Next Post
Qendrat sociale të Tiranës mjedise për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin

Qendrat sociale të Tiranës mjedise për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In