• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendrat sociale të Tiranës mjedise për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve në konflikt me ligjin

by Java News
17/07/2018 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të miturit e Tiranës me probleme të lehta me ligjin, do të kenë mundësi të trajtohen pranë komunitetit të tyre duke u angazhuar në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale e të miturve në konflikt me ligjin. Kështu, Bashkia e Tiranës bëhet institucioni i parë vendor në Shqipëri që ofron mbështetje konkrete në pesë qendrat e saj sociale për fëmijët të cilët, në rrethana të ndryshme, kanë gabuar dhe janë përballur me drejtësinë.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen për Ministrinë e Drejtësisë që mundësoi një marrëveshje të tillë, duke theksuar se ajo do të sjellë një metodë të re në rehabilitimin e fëmijëve në konflikt me ligjin, përmes një qasje miqësore për të miturit. “Jam i lumtur që i besuat Bashkisë së Tiranës, si institucioni i parë që eksperimenton dhe sjell një risi në pesë qendrat tona sociale, ku shumë prej atyre që sistemi i drejtësisë i konsideron se kanë kryer vepra të lehta, që mund të rehabilitohen fare mirë në qendrat sociale, të kenë mundësi ta bëjnë këtë këtu. Të rinjtë që ju do të referoni në shërbimet tona nuk do të jenë pjesë e ndonjë institucioni, jo të disa kangjellave, as të një hapësire me katër mure, por të një përvoje që fillon nga socializimi me këshilltarë e psikologë, tek puna me drejtues dhe mentorë në komunitet, që mund t’i përfshijnë në punë të tjera komunitare”, tha Veliaj.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se kjo marrëveshje krijon mundësi më bashkëkohore për trajtimin e fëmijëve që kanë probleme me ligjin, ndërsa theksoi se Tirana bëhet qyteti i parë që mundëson infrastrukturën e duhur për këtë risi. “Kjo qendër mund të konsiderohet si dallëndyshja e parë e një vargu qendrash sociale në Tiranë dhe në të gjitha bashkitë e tjera të vendit, ku të miturit me dënime alternative, do të kenë mundësinë të trajtohen, ashtu siç marrin shërbimin dhe trajtimin një kategori fëmijësh. Marrëveshja që po nënshkruajmë ka vlerën e gurit të themelit në një sistem të ri, krejtësisht bashkëkohor që ne jemi duke ndërtuar për drejtësinë për të miturit. Është një proces, i cili përbën një risi jo vetëm për vendin tonë, por njëkohësisht edhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë të miturit në kontakt me organet e drejtësisë trajtohen jashtë institucioneve të mbyllura, jashtë burgjeve, por në mjedise miqësore, ku do të kenë mundësi të korrigjohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen se si mund të përmirësojnë sjelljen, se si mund të riparojnë dëmin e shkaktuar”, u shpreh Gjonaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku Veliaj shtoi se marrëveshja mundëson që këta fëmijë të trajtohen në qendrat sociale, duke i garantuar mundësinë që të mund të bëhen qytetarë të barabartë dhe të gatshëm për t’u përballur me sfidat që sjell jeta, pa pasur frikë se do të paragjykohen nga shoqëria. Sipas Veliajt, qendrat sociale që funksionojnë në Tiranë kanë përvojën e duhur për ta fituar edhe këtë sfidë të re, duke u bërë model për bashkitë e tjera. “Kemi mundësinë që përmes këtij bashkëpunimi fantastik mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë së Tiranës të ndërtojmë një model të ri. Diçka që nis mirë në Tiranë është më kollaj të replikohet nga bashkitë e tjera”, tha ai.

Në bazë të marrëveshjes, Bashkia e Tiranës vë në dispozicion të trajtimit dhe të rehabilitimit të të miturve në kontakt me ligjin, 5 qendra sociale multifunksionale dhe gjithë stafin e saj të punonjësve të njësive për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, punonjësve social dhe psikologëve. Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit të Provës dhe institucioneve të zinxhirit që do të merren dhe do të trajtojnë të miturit, do të nisin menjëherë punën në realizimin e detyrimeve që rrjedhin prej kësaj marrëveshje dhe që kanë të bëjnë me referimin e fëmijëve me probleme me ligjin dhe mbikëqyrjen e këtij lloji të ri të rehabilitimit të tyre. Qëllimi kryesor i marrëveshjes është mbrojtja dhe garantimi i interesit më të lartë të fëmijës, integrimi, rehabilitimi dhe mbrojtja e të drejtave të tyre.

ma.me

Next Post
Trefishohet gjoba për telefonin në makinë, kush kapet, kalon në komision, i hiqet patenta!

Ndryshimi i Kodit Rrugor për celularët, opozita kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi, s’mban më ujë pilafi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi, s’mban më ujë pilafi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

November 2, 2026
“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In