Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se lufta kundër Iranit mund të përfundojë “shumë shpejt, në një mënyrë ose në një tjetër”, duke i bërë presion Teheranit që të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin.
“Do të bëjnë një marrëveshje ose ne thjesht do ta përfundojmë atë”, është shprehur Trump, duke lënë të hapur mundësinë e përfundimit të konfliktit përmes negociatave ose veprimeve ushtarake.
Ndërkohë, tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka njoftuar se dy cisterna që transportonin naftë të papërpunuar kanë marrë flakë pasi kanë goditur mina në Ngushticën e Hormuzit.
Në të njëjtën kohë, vendet e Gjirit kanë dënuar sulmin e së premtes ndaj një anijeje transportuese të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Katarit.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka bërë të ditur se bisedimet me ndërmjetësuesit për një plan dyditor, që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, janë ende në vazhdim.
Araghchi ka shprehur shpresën se Shtetet e Bashkuara do të zgjedhin rrugën diplomatike, duke deklaruar se Uashingtoni duhet të ketë “mjaftueshëm arsye për të zgjedhur diplomacinë”.
The post Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë










