• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Robinja”, prezantohet romani i dytë i Marcel Proust në shqip

by Java News
31/03/2016 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndërsa përktheja Prustin, linda dy fëmijë e më dukej sikur isha e mbarsur me fëmijën e tretë”. Kur e dorëzoi “Robinjën” e Prustit në duart e botuesit Rexhep Hida, që ngulmoi fort që ajo t’i futej kësaj pune, përkthyesja Edit Dibra do të ndihej me të vërtetë e çliruar, shkruan Panorama.

Kishte qenë kaq i lodhshëm ky “fëmijë” i tretë! Sot, nuk di të thotë nëse e ka përkthyer mirë apo keq, por duke huazuar një thënie të Nolit, pas përkthimit të “Don Kishotit”, është e lumtur që ia doli që ta përkthejë. Dje, në Bibliotekën Kombëtare, u promovua i dyti roman prej veprës madhore të Marsel Prustit, “Robinja”.

Me të drejtë drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, do ta quante një nga ato lajmet e mira, për të cilat ia vlen të flitet, ndaj edhe këtë aktivitet nuk e organizoi si një promovim të zakonshëm, por si një forum, kur njerëz të letrave folën mbi atë çka Marsel Prusti (Marcel Proust) përfaqëson në letërsinë botërore.

Përkthyesja Saverina Pasho do të zbulonte për të pranishmit atë dualitet dhe dilemë hamletiane, që shoqëroi gjithë jetën e shkrimtarit e filozofit francez, ndërsa pedagogu Ilia Lëngu për “metaforën e pambarimtë” të veprës së Prustit. Por ndërsa parafolësit do ta shijonin Prustin nga pozicioni i lexuesit e studiuesit, ai që e kishte ndjerë me të vërtetë peshën e veprës së tij, ishte përkthyesi Edmond Tupja, që për herë të parë, vite më parë, solli në shqip romanin “Kur dashuronte Suani”.

Për Tupen, puna dhe detyra e një përkthyesi është ajo e një shkrimtari. Duke vlerësuar punën e një përkthyesi të mirë, Tupja do thoshte se autori i “Hamletit” në shqip është Fan Noli. Duke iu rikthyer kohërave kur shqipëronte romanin e Prustit, orëve të gjata, duke mbledhur informacion, përkthyesi do të kujtonte se sa e vështirë ishte kjo nismë.

“Nuk më shqetësonte më shumë gjatësia e fjalisë, sesa rikrijimi i klimës, i atmosferës. Kjo ishte sfida. Lexuesi shqiptar duhej të vuante si ai francez”, tha Tupja.

PËRKTHYESJA

Por e robëruara e “Robinjës” këtë herë do të ishte Edit Dibra. Iu deshën dy vjet të sillte në shqip këtë libër, mes vështirësish, frikërash, dilemash e modelesh.

“Të përkthesh Prustin është një përgjegjësi shumë e madhe për këdo përkthyes, i ri apo i vjetër qoftë, duke qenë që Marsel Prusti është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm, që i hap rrugën letërsisë moderne. Mendoj që është një nga veprat më të vështira për t’u përkthyer, jo vetëm për mua, por për të gjithë përkthyesit. Prusti vë stekën më të lartë në fushën e përkthimeve dhe ishte një nismë sfiduese”, thotë Edit Dibra, duke prekur edhe atë çështjen e moskuptimit të madh, që shqiptarët e ndeshën, kryesisht në vitet e para të demokracisë, kur u përballën për herë të parë me letërsinë e ndaluar deri asokohe.

“Të përkthesh Marsel Prustin është një thikë me dy presa, sepse përkthyesi rrezikon të paragjykohet. Kritika dhe lexuesi, i cili nuk arrin ta kuptojë dhe ta vlerësojë Marsel Prustin, mund t’ia faturojë këtë pamundësi të kuptuari përkthyesit”, thotë ajo, ndërsa tregon “sekretet” e shqipërimit të këtij autori.

“Ajo që e bën të vështirë Prustin dhe që mbahet edhe si gjurma e stilit prustian është ndoshta fjalia e gjatë, kilometrike, që është pjesë e pandarë e stilit të tij. Është e vetmja mundësi ndoshta për të sjellë mënyrën se si funksionon kujtesa e pavullnetshme te njeriu. Por është pikërisht kjo fjali e gjatë dhe e pasosur, një labirinth i vërtetë, që ia vështirëson tej mase punën përkthyesit dhe lexuesit. Sepse Prusti kërkon një përkthyes dhe një lexues të vëmendshëm, të sprovuar, të duruar. Prusti nuk mund të lexohet nga çdokush dhe në çdo moment”, thotë përkthyesja.

Por puna bëhet edhe më e vështirë kur ke edhe një model përkthimi, atë të Edmond Tupes. Edhe kjo ka vështirësitë e veta, por që Dibra i ka përdorur në të kundërt, si frymëzim, jo thjesht si masë krahasuese. “Jam frymëzuar nga përkthimi që i ka bërë prof. Tupja, ‘Kur dashuronte Suani’. E kam lexuar shumë herë dhe ka qenë si një fanar udhëheqës në punën time”. Sipas saj, është mëkat që Prusti është përkthyer kaq pak në shqip.

Panorama

Next Post

Tregtia me pakicë, 6.8% rritje në çerekun e katërt të 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com