• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

by A R
26/06/2026 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se opozita do t’i përgjigjet mesazheve të protestuesve me ndryshime të brendshme në parti. Në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN ai  theksoi se mbledhja e Këshillit Kombëtar të së mërkurës do të shënojë një fazë të re të ripërtëritjes së PD-së.

“Jam i bindur që në rezultat edhe Partia Demokratike do t’i përgjigjet, le të themi, zhvillimit shoqëror që kemi sot dhe real politikës, do t’i përgjigjet sheshit. Pra, me një PD të ndryshuar, me një PD të ripërtëritur, me një PD me djem me vajza të rinj, me koncepte të reja, me profile të reja dhe me dhe me prurje shumë kualitative. Kështu që unë këtë e kam bindje personale dhe e shoh.  Kam përshtypjen që do të shkohet në kryesi, kam përshtypjen që po në nivelet e larta patjetër do jetë një kombinim i tillë. Nuk mundet që të zhbëhet historia e Partisë Demokratike. Duhet të kuptoni që pa diskutim që do të gërshetohet kjo me eksperiencën, me funksionarët që kanë eksperiencë, por patjetër do të mbështillet me energjinë e të rinjve, e ambiciozëve, e prurjeve të reja që janë të domosdoshme edhe në këtë moment”, tha ai në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN.

Këlliçi deklaroi se Partia Demokratike nuk synon të marrë drejtimin e protestës, por është e pranishme në shesh në mbështetje të saj.

“Unë ta garantoj që gjithë Partia Demokratike në pjesën dërrmuese të ditëve që është organizuar ajo protestë ka qenë në shesh dhe është në shesh. Ju garantoj këtë. Më ka mjaftuar jo vetëm eksperienca ime personale, sa herë kam qenë aty, por edhe e kolegëve, edhe e miqve, edhe atyre që njoh, që të gjithë janë në sheshin e protestës. Nuk duan protagonizëm, por janë prezent aty. Nuk kanë kërkuar të marrin, le të themi, frerët e protestës, por janë prezent aty”, theksoi Këlliçi në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN.

Ai tha se protesta i ka dhënë mesazhe dhe leksione që PD duhet t’i dëgjojë, si nevojën për hapje, ripërtëritje, qarkullim elitash dhe një komunikim të ri me qytetarët.

“Që ka leksione për të nxjerrë dhe Partia Demokratike nga kjo protestë ka shumë. Patjetër nevojën për t’u hapur, për t’u ripërtërirë, për një qarkullim të elitave, për një përfaqësim tjetër, për një komunikim tjetër me qytetarët, për një komunikim shumë më ndryshe”, u shpreh Këlliçi.

Deputeti demokrat shtoi se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar do të konstituohet forumi i ri drejtues dhe do të zgjidhet kryesia e re e partisë, duke lënë të kuptohet se në strukturat drejtuese do të ketë një kombinim mes përvojës dhe brezit të ri.

“Ditën e mërkurë, ju jap dhe një lajm që ka qarkulluar dhe ditën e sotme në media, ditën e mërkurë në orën 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, do të konstituohet Këshilli Kombëtar dhe do të zgjidhet kryesia e re, pra 20 anëtarët e kryesisë së re të Partisë Demokratike, që është një forum shumë i lartë i drejtimit të Partisë Demokratike. Jam i bindur 100% që mesazhi i kësaj proteste ka arritur edhe te strukturat më të larta drejtuese të Partisë Demokratike”.

Next Post
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

"Protesta nuk është çështje numrash", Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com