• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letra drejtuar ambasadave zbulon emrat e drejtuesve të protestave në Tiranë

by A R
26/06/2026 21:30
ARBEN KOLA

ARBEN KOLA

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më në fund bëhen publikë emrat e grupit koordinator të protestës në Tiranë. Në një letër drejtuar ambasadorëve dhe shefave të misioneve të vendeve perëndimore të akredituar në Republikën e Shqipërisë, në emër të Grupit Koordinues të Protestës, ata parashtrojnë pesë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.

Dorëheqja e Kryeministrit dhe e qeverisë aktuale, si një hap thelbësor dhe i panegociueshëm drejt rinovimit demokratik.

Krijimi i një qeverie tranzitore teknokrate, jopartiake, me mandat dymbëdhjetëmujor për të mbikëqyrur një proces reformash të besueshëm dhe të paanshëm.
Reformë kushtetuese gjithëpërfshirëse, e mbështetur në parimin e barazisë së plotë të të gjithë qytetarëve shqiptarë para ligjit dhe që të miratohet përmes referendumit popullor.

Kjo reformë duhet të përfshijë, ndër të tjera:

• Reformën e Kodit Zgjedhor.
• Reformën e legjislacionit që rregullon financimin e partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.
• Vendosjen e kufizimit të mandateve për postin e Kryeministrit, duke kufizuar çdo individ në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë karrierës së tij politike.

Korrigjime të menjëhershme legjislative, duke përfshirë:
• Shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligji nr. 21/2024).
• Shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
• Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”.
• Shfuqizimin e kuadrit ligjor që rregullon Investimet Strategjike.

Hartimin e një kontrate të re sociale midis qytetarëve dhe shtetit, që do të zhvillohet përmes konsultimeve të gjera me intelektualë të pavarur, ekspertë teknikë dhe përfaqësues jopartiakë të shoqërisë civile, në përputhje me propozimet e lëvizjes qytetare.

Nënshkruesit e letrës në emër të grupit koordinues janë:

Entela Koja
Arben Kola
Megan Balaj
Edviol Kulluri
Luçjana Kokaj
Gentjan Progni
Gjon Ndoj
Etleva Merko
Everest Bardhi
Përparim Gjeka
Mevlan Mata
Ilir Xhemalaj
Marjen Rama

Next Post
“Të dua”, supertifozja kroate zgjedh futbollistin e preferuar në Botëror

“Të dua”, supertifozja kroate zgjedh futbollistin e preferuar në Botëror

Comments 2

  1. Anna Anna says:
    3 months ago
    Reply
  2. Kryetrim says:
    3 months ago

    Hoxhë efendiu,
    Gëdhiu…..
    Me sytë pa larë,
    Sytë gërdoq,
    nga Rakia
    që mbrëmë piu,
    Akoma sytë,
    Çift apo tek,
    Mëmëdheu thërret,
    Atdheu do burra,
    ATdheu do trima
    gjith shurrë,
    Ato klina,
    Rakia kur t’ikë
    Mëndja ti kthjellohet,
    N’protestë do shkojë,
    Për predikim,
    Të bëjë detyrën,
    Që i është paguar,
    Nga hasmit tanë,
    Kudo që janë,
    Me flamur t’islamit,
    Dhe predikim,
    Shajnë e mallkojnë,
    T’kuqin me t’zi,
    Që Skenderbeu,
    Na e la me porosi,
    Porosi e amanet,
    Që Ky popull betohet,
    Me kryet e vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

September 30, 2026
Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

September 30, 2026
Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 30, 2026
Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

September 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot si dekor

September 30, 2026
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

September 30, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

September 30, 2026
Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

Miratohet Kodi i ri i Sjelljes për lobistët, rregullat për transparencën dhe shmangien e konfliktit të interesit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com