• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist në Serbi, arreston 3 pjesëtar të ISIS

by A R
03/03/2016 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat serbe kanë raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona me inicialet F. B, I. F, dhe S. L., nën dyshimin për përgatitje të sulmeve terroriste në Serbi.

Zyrtarët policorë të Kosovës arrestuan këta persona pasi u kthyen nga Siria. Ndaj tyre u ngrit aktakuzë për bashkëpunim me ISIS-in, raporton KosovaPress.

Sipas këtyre raportimeve, ata u arrestuan pasi po themelonin celula terroriste në Kosovë.

Vendbanimet e këtyre personave thuhet të jenë Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ndërsa shtohet se gjatë arrestimit atyre u është gjetur municion dhe armë.

Sipas këtij mediumi serb, më i përgatituri nga këta të arrestuar ishte personi me inicialet F.B.

“Ai së pari kishte kryer trajnime praktike dhe teorike dhe më pastaj i ishte dhënë armatimi dhe një pozicion në beteja të armatosura. Më vonë ishte promovuar në lider të një skuadre prej 11 ushtarësh, me shumicë nga Kosova”, citohet të ketë thënë një burim nga zyra e Prokurorit dhe e Hetimeve të Veçanta.

Personi me inicialet F.B për të cilin raportojnë këto media, mund të jetë i njëjtë ndaj të cilit dje Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë për lidhje me terrorizëm, transmeton KosovaPress.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dje njoftoi se ndaj personit nga Gjilani F.B është ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nga neni 143 par. 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.B. nga muaji shkurt 2015 e gjer në dhjetor të vitit 2015, kur është kthyer në Republikën e Kosovës, ka qëndruar në Siri, ku iu është bashkangjitur organizatës terroriste “ISIS”. Fillimisht në Siri, i pandehuri F.B. iu ka nënshtruar trajnimeve teorike dhe praktike për përdorimin e armëve dhe bombës së dorës. Pas përfundimit te trajnimit është ngarkuar me armë zjarri AK 47, katër karikator të mbushur nga 30 plumba dhe me uniformë ushtarake pa emblemë.

Next Post

Dekriminalizimi/ Mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord për aktet nënligjore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In